• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Largimi i shqiptarëve ishte më keq se në ’92 kur Rama mori tepsinë, kazanin e garuzhden

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas fjalës së kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, vjen reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila thotë se vendimi për tu shkëputur nga koalicioni me Ramën ka qënë më i miri që LSI-ja ka marrë ndonjëherë.

Kryemadhi tha ndër të tjera se kjo forcë politike i kall datën Ramës. Ajo madje shtoi se kryeministri ia ka përmendur emrin aq shumë sot, sa edhe bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta nuk i ka thënë të dua në jetën e saj.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju që LSI vazhdon të ngrihet nën përgjegjësinë e asaj force që i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave në 2010, që Rama donte ta bllokonte. Ai thoshte mos i liberalizoni vizat se do ikin mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria. Nuk ikën 1 milion shqiptarë dhe vetë grafiku në Asmable tregonte se në momentin e liberalizimit të vizave, kur në koalicion ishte LSI-ja, largimi ishte në numrin më të voglë por nga 2017 ku moti kazan, garuzhde e tepsie, rritja ishte në stratosferë më keq se në ‘92, dhe me vrap ia ndryshoi regjia grafikun, kaluan te dixhitalizimi.

Mospranimin e vazhdimit të koalicionit me sektin e Rilindjes e cilësoj si një nga vendimet për të mira, pasi ndau zullumin dhe llumin ku Rama kishte futur shoqërinë. Falenderoj mbështetësit e LSI që i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimi i kushtohej LSI dhe Monikës. Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”,- tha ajo.



3 Comments

  1. Kjo karja vetem deliron. Na e mbushe tironen me provinciale qe i punesoje neper ministri o surrat i shemtut. Na qive ministrite e qytetin bashke o shurr

  2. Kesaj vetem Spiropali mund te ia kaloje.
    Ne nje vend ku Spiropalizmi, Rama dhe Monika jane udherrefyesit e te ardhmes nuk mund te kete shprese e siguri per te ardhmen, e gjithe shoqeria shqiptare eshte zhytur ne nje injorance e indiferetizem te pashembullt ku dhe vendet me te prapambetura te globit nuk jane ne kete gjendje.
    Keta bejne te humbase shpresa te e ardhmja, dhe braktisja e vendit eshte opsioni i vetem.
    Eshte realizuar plotesisht thirrja e Muc Nanos ne 2013 kur thoshte le te bashkohen te gjithe plehrat e ketij vendi te rrezojme Sali Berishen! Dhe plehrat jo vetem ia plotesuan Mucit deshiren por dhe e tejkaluan sa qe edhe Muci habitet dhe vete tani per jo vetem plotesimin e deshires se tij por degradimin total te shoqerise shqiptare.
    Ku eshte Muci tani??? Pse s’flet??? Sic duket eshe spriopalizuar aq shume sa i duket normale tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *