• |
ide | kryesore

Paralamërohet goditja e brigjeve të SHBA-së nga uragani i fuqishëm Delta

-Instant, Lajme, Planet



Një uragan i fuqishëm pritet të godasë bregun e SHBA-së, që ende është duke marrë veten nga stuhia e fundit e madhe. Qendra Kombëtare e Uraganeve konfirmoi se uraganin Delta, i do të zbarkojë mbrëmjen e së premtes. Sipas qendrës, uragani u kthye në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në orë. Zona që është vendosur nën paralajmërim për shkak të uraganit, shtrihet në më shumë se 450 kilometra, përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës. Më pak se dy muaj më parë, uragani i kategorisë 4 Laura shkatërroi shtëpi në Luizianë dhe shkaktoi vdekjen e së paku 30 njerëzve. Mijëra njerëzve në Luizianë iu kërkua që ta marrin situatën seriozisht.

“E di që kemi kaluar shumë dhe e di që jemi lodhur. Por, ne kemi një punë për të bërë tani dhe ajo punë është ta mbajmë veten të sigurt”, tha kryetari i qytetit, Nic Hunter, në një video në Facebook.



1 Comment

  1. Me një parti drejt shuarjes dhe me mandatin e presidentit që i përfundon shumë shpejt, Ilir Meta do të ishte një politikan pa asnjë peshë.

    Ndaj ai është duke luftuar fuqishëm, që kur t’i përfundojë mandati i presidentit, të mos jetë thjesht një ish-president në pension, por një faktor ende i rëndësishëm politik, jo vetëm për të marrë përfitimet e përhershme, por edhe për të pasur imunitet nga ajo që i trembet më shumë, ndëshkimit nga reforma në drejtësi.

    Është duke luftuar për mbijetesën e tij, ndaj është “çmendur”, ndryshe nga Lulzim Basha, që shfaqet kaq i qetë, pasi edhe nëse i humbet zgjedhjet e prillit, të paktën nuk ka kush e zbon nga PD-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *