• |
ide | kryesore

Rama dhe Meta përplasen para Asamblesë së PS, Presidenti sfidon me dorëheqje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përplasje Meta-Rama para Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sot në mëngjes, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh Asamblesë së PS-së pak orë para mbledhjes së saj. Meta shkruan si ish-themelues se ndihet krenar për kontributin edhënë për modernizimin e kësaj force teksa thotë se ka hyrë në PS kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët.

Madje presidenti shkruan se PS e mori refugjat Ramën dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, ndërsa sot e ka marrë peng këtë parti.

Sa i përket akuzave të kryeministrit Edi Rama se ka takuar skutave subjekte të OFL-së, Meta e sfidon të tregojë emrin, skutën dhe orën kur e ka takuar dhe nëse kjo ndodhë do të japë dorëheqjen.

Ndërkohë Kreu i Shtetit bën edhe një paralajmërim.

POSTIMI I PRESIDENTIT

Rama nuk vonoi ti përgjigjej. Kryeministri shkruan në “Twitter” frazën e përdorur tashmë disa herë duke e pyetur se ‘çfarë borxhi i ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?!’. 

Rama thumbon Metën edhe për dekoratat e dhëna prej disa muajsh.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama. ©LAPSI.AL 

Rama Tw

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *