• |
ide | kryesore

Rama ‘hap thesin’ e premtimeve: Do bëjmë aeroport edhe në Sarandë, në Kukës do sjell 120 demokratë të votojnë PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ka premtuar ndërtimin e aeroportit të Sarandës pasi të përmbyllet procesi për aeroportin e Vlorës. Duke “hapur thesin” e premtimeve elektorale, Rama tha se në përfundim të mandatit të tretë SHqipëria do të ketë 3 aeroporte të reja plus këtij ekzistuesit. Ai iu rikthye edhe njehere batutave qe shkrijne gazit vetem ithtaret e tij se do te sjelle 120 demokrate me avion ne aeroportin e Kukesit qe te votojne PD-ne.

“O do t’i marr 120 demokratë që më shajnë nga Londra dhe do t’i ul në 25 prill të më votojnë Lulin o s’ka. Do i sjell në aeroport dhe do t’i them shkoni votoni PD-në. Aeroporti i Vlorës u pengua, javën e ardhshme do e rihapim procesin. Që mos të marr mësysh, vitin e ardhshëm do fillojmë ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Brenda disa javësh pas Vlorës do shpallet gara për Sarandën. Mandati i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Nuk do presin mandatin e tretë për dy portet e Vlorës. E kanë premtuar të gjithë. Komplet në të gjitha fushtatat. Premtonin transballkaniken dhe portin e Vlorës. Kurrë nuk u bë, e bëmë ne. Portin turistik do e nisim ne brenda pak kohe. Në pranverë ato të jetë kantier. Dhe do të ndërtojmë portin e ri të mallrave se ai do jetë turistik. Portin e Durrësit do ta heqim nga aty. Aty do të bëhet turistik. Nuk shkarkohet krom dhe qymyr buzë qytetit. Do bëhet porti i ri në Porto Romano. Do fillojë shpejt. Ndërkohë brenda pak javësh fillon ndërtimi i rrugës Milot-Fier. Më në fund një rrugë ku makina ka rrugën e vetë, lopët kanë shtigjet e tyre. Dhe njerëzit nuk bëhen mish për top. Paralelisht do të shpallim Milot-Murriqan. Do ta çojmë korridorin blu, dhe dilte Saliu dhe zgërdhihej, është projekt europian. Nga ana tjetër është edhe Milot-Rrëshen. Se këta thanë rruga e Kombit? Rruga e Kombit vazhdon.



3 Comments

  1. Boll o rrot kari , boll o ters , ke nje ore qe llomotit aty ne podium si kar , terbove dhe Perendine , ja leshoi nje 3,5 ne Durres

  2. Basha shpërblen mjekun e 21 janarit, futet në listën për deputet, deklaroi se protestuesit u vranë nga afër,mos I sill kuksianet se do zemrohet salihu shpellkar dhe cecenet e lulzimes

  3. Thonë se edhe në Surrel do të bëhet një Aeroport model për banorët e këtij fshati, nëse Rama është krieministër deri në vitin 2029. E besoni apo jo , pak rëndësi ka. Na duhen për transport droge, or ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *