• |
ide | kryesore

Reperi akuzohet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion, rrezikon 22 vite

-Instant, Paparazzi, Slider



Në filim të këtij viti, Meghan Thee Stallion u qëllua në këmbë me armë. Pas incidentit, kishte një mori informacionesh konfliktuale, edhe pse Meghan identifikoi reperin kanadez Tory Lanez, si personi që kreu krimin.

Ditën e djeshme, 8 tetor, Prokuroria e Qarkut në Los Angeles lëshoi një deklaratë, ku akuzonte zyrtarisht Lanez me akuzën e krimit me armë zjarri. Ai përballet dhe me akuzën e shkaktimit të “një plage të madhe trupore”. Lanez do të paraqitet në gjykatë më 13 tetor. Raporti përshkruan incidentin, duke treguar se Lanez e qëlloi Meghan në këmbë “disa herë”.
“Më 12 korrik, i pandehuri dhe viktima 24-vjeçare u grindën ndërsa po hynin në makinë në Hollywood Hills”, thuhej në deklaratë. “Viktima doli nga automjeti dhe reperi akuzohet se e ka qëlluar disa herë në këmbë, duke e plagosur.” Nëse dënohet, Lanez përballet me 22 vjet e tetë muaj burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *