• |
ide | kryesore

Rrëfehet tek i vëllai në Itali/ Autori i dyshuar për vrasjen në Malësinë e Madhe: Pendohem që nuk vrava dhe vëllain e Vilsonit

-Instant, Lajme, Të fundit



Autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe dyshohet se pas ngjarjes është rrëfyer te vëllai i tij që jeton në Itali. Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, Danjel Pepaj ka telefonuar vëllain duke i treguar se çfarë ka ndodhur, duke i thënë se njërin e kishte qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e dinte nëse kishte vdekur apo jo. Vëllai i tij mësohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Pepaj mësohet të ketë thënë se ishte penduar që nuk kishte qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata të dy nuk e kishte problem.

Pas kësaj bisede në telefon, Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person dyshohet se e ka shoqëruar nga banesa deri në fshatin Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe, duke paguar një shumë të madhe parash për këtë rrugëtim.  Nga ky moment Danjel Pepaj ka humbur gjurmët. Autori dyshohet se është mjekuar në rrugë popullore në ndonjë banesë përgjatë rrugës, pasi kishte dëmtime të konsiderueshme nga goditjet dhe më pas ka përfunduar në Kastrat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *