• |
ide | kryesore

Socialistja i ndërpret fjalën në Asamble/ Rama: Çfarë do? Do të flasësh?

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte duke folur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kur është ndërprerë nga një zonjë e pranishme në Asamble. Siç duket socialistja ka kërkuar të marrë fjalën, por Rama iu kthye duke i thënë se vërtet iu ka dhënë grave të gjitha të drejtat, por jo sa t’i ndërpresin fjalën.

“Ça do? Të flasësh…? Prit, mos më ndërprit, se po flas unë. kemi thënë grave të gjitha të drejtat, por jo sa të na ndërprisni fjalën”, tha Rama.

Mbledhjet e Asamblesë janë zhvilluar prej kohësh në formën e një spektakli ku flet vetëm kreu i Partisë Socialiste dhe më pas takimi ose vazhdon i mbyllur nga mediat, ose mbaron aty. Me shumë gjasë, fjala e socialistes nuk ka për t’u mbajtur para anëtarëve të tjerë.



2 Comments

  1. Basha shpërblen mjekun e 21 janarit, futet në listën për deputet, deklaroi se protestuesit u vranë nga afër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *