• |
ide | kryesore

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK akuzon Blendi Tetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vitit të kaluar.

SPAK i ka konfirmuar akuzën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Për të dyshuarit e tjerë dosja është veçuar.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *