• |
ide | kryesore

“E ardhmja e Hysajt brenda tetorit”: menaxheri i mbrojtësit paralajmëron Napolin

-Instant, Sport



Ajo e Elseid Hysaj tek Napoli vazhdon të jetë një telenovelë me fund të paparashikuar. Pas sinjaleve për largim, u hap drita jeshile e rinovimit, por edhe kjo e fundit akoma nuk ka aprovimin e klubit. Menaxheri i kapitenit të kombëtares shqiptare është kthyer të flasë mbi këtë argument, duke i kujtuar të kaltërve, se shkodrani ka refuzuar disa oferta, për ti qendruar besnik Napolit.

“Hysaj në dritaren e fundit të merkatos ka patur oferta të ndryshme por vendosi të qendrojë në Napoli për shkak të raportit të bukur që ka me teknikun Gattuso”. Kjo është deklarata e menaxherit të mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi, për mikrofonët e Radio CRC. “Tani prioriteti i tij është rinovimi me Napolin, por duhet të kuptojmë qëllimet e shoqërisë. Dita e gjykimit është fiksuar brenda fundit të tetorit. Për atë datë vendimi do të jetë për brenda ose jashtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *