• |
ide | kryesore

“Futbolli luhet për fitore, por varet nga kundërshtari”: Reja duket i frikësuar nga Kazakistani

-Instant, F1, Sport



“Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Janë të organizuar. Kanë 5 mbrojtësa dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona”. Edoardo Reja ka nisur kështu të komentojë vlerat e kundërshtarit që Shqipëria do të ketë përballë të dielën në Almati, duke treguar një lloj pasigurie në lidhje me kërkesën për fitore, të artikuluar nga lojtarët gjatë javës në daljet për mediat. “Në krah ka lojtarë të fortë dhe teknikë – ka vazhduar italiani të bëjë bilancin e kundërshtarit -. Izlakan është i rrezikshëm dhe kthehet pas, përbën rrezik të vazhdueshëm. Kazakistani është konstant i qëndrueshëm. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe vënë në rrezik të vazhdueshëm me kundërsulmet”.

Pas humbjes në shtator me Lituaninë e sidomos në lidhje me ambicjet për të fituar grupin, të shprehura përpara fillimit të Nations League, është një prapaktheu në sigurinë për ë qenë skuadra dominuese e grupit C4: “Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë – tha Reja në konferencën për shtyp në Almati -. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë”.

Nëse flasim konkretisht, rivali përballë është ai i konsideruar më i dobëti në grup, por që tani ka vënë në diskutim rezultatin. Mungesat për shkak të Covid 19 e mbi të gjithë zgjedhjet e teknikut për një grup të ri, duken se konfirmojnë idenë se kombëtarja nuk e ka më prioritet fitimin e grupit, ndoshta për të patur një shans më shumë në turneun e ardhshëm, kur të luhet për të shkuar në finalen e Europianit. “Asgjë nuk është ndërlikuar siç e tha Berisha – vazhdoi tekniku -, jemi të gjitha ekipet me nga 3 pikë. Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv” përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *