• |
ide | kryesore

Greva u mbyll/Ministria e Drejtësisë: Situata është normalizuar, grupet e punës do të monitorojnë problematikat

-Instant, Lajme, Të fundit



Grevat e urisë dhe protestat e të dënuarve në disa burgje në vend kanë sjellë reagimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë sqaron se situata ka qënë më e përqëndruar në burgun e Peqinit. Sipas njoftimit, greva u mbyll dhe të dënuarve iu është mundësia për të adresuar shqetësimet ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njeriut.

Ministrja e Drejtësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve në respekt të kuadrit ligjor në fuqi përfshi dhe ndryshimet e përmirësimet e nevojshme në strukturat drejtuese të sistemit të burgjeve. Në njoftim thuhet se ekipi i ri i komanduar në këtë burg ka arritur të mbyllë situatën e refuzimin e ushqimit në burgun e Peqinit dhe në burgje të tjera ndërsa bëhet me dije se gjendja paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *