• |
ide | kryesore

Guvernatori De Luca sulm frontal Agnellit: “Ka humbur nderin, evituam të infektonim Ronaldon”

-Instant, Sport



Në pritje të Gjykatësit Sportiv, për një vendim që duhet të presë ende disa ditë, ndeshja mes Juventus e Napolit që nuk u zhvillua të dielën e kaluar, vazhdon të krijojë debat. Tonet i ka ngritur me fjalë të ashpra guvernatori i rajonit Kampania Vincenzo De Luca që i është drejtuar direkt presidentit të Juves Andrea Agnelli duke i përcaktuar fjalët e tij (atë të thëna të dielën në Allianz Stadium) thjesht “të turpshme” e duke e akuzuar se ka humbur nderin: “Më dukej për detyrë të bëja një saktësim, duke qenë se nuk erdhën falenderimet që duhet ti drejtoheshin Asl e Napolit – ka deklaruar me sarkazëm De Luca – sepse evituam të infektonim Ronaldon”.

“Juventus, përmes presidentit të saj, ka bërë një deklaratë të rëndë, të sikletshme, duke thënë se duke qenë se ka një protokoll do të shkonte në stadium për të bërë një ndeshje të fortë me kapësit e topave. Presidenti i Juves – ka shtuar De Luca – është një njeriu i apasionuar, përvec topave, besoj edhe në filozofi. Po i lejoj vetes ti kujtoj atë që thoshte Schopenhauer: lavdinë duhet ta fitosh, nderin mjafton të mos e humbësh. Nëse do isha sjellë unë kështu, do ndjeja se e kisha humbur nderin tim sportiv. Si mund ti lëshohesh meskinitetit e të pretendosh të fitosh një takim me antagonistët e vënë në karantinë jo për dëshirën e tyre, por nga një Asl?”.

“Ishte eksperienca e Genoas, por imagjinoni pak – ka shtuar Guvernatori – nëse Napoli do kishte bërë të njëjtën gjë: shkojmë të gëzuar, të gjithë pozitivë me virus e në shpirt, të bënim ndeshjen. Pastaj ndoshta javën e ardhshme, Ronaldo pozitiv. Do kishim fituar titujt e Neë York Times, për lavdinë e Italisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *