• |
ide | kryesore

Hashtagu i Ibrahimovic ‘#fuckcovid19’ bën xhiron e botës: “U shërova! Mbaroi karantina”

-Instant, Sport



Nëse komplikohen gjërat për Inter para derbit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Milan. Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se më në fund është shëruar nga Covid-19. E ka bërë përmes një postimi ku ka bërë cdo gjë të qartë: “U shërova! Autoritetet sanitare të paralajmëruara, karantina përfundoi”, ka shkruar suedezi, duke shtuar më pas dy hashtag emblematikë, plotësisht në stilin Ibra: #fuckcovid19 e #godiscomingforyou. Pak minuta më pas erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga ana e Milan, që do të ketë kështu në dispozicion sulmuesin për derbin me Inter. Zlatan është gati të kthehet dhe është më i karikuar se kurrë.

KOMUNIKATA ZYRTARE E MILAN

“AC Milan komunikon se Zlatan Ibrahimović ka rezultuar negativ për dy tampone radhazi. ATS ka saktësuar shërimin e lojtarit dhe ka konfirmuar kështu përfundimin e karantinës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *