• |
ide | kryesore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ideja e projektit për copëtimin e Kosovës erdhi nga Edi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama. Hasani e cilësoi Ramën si ofruesin e parë të idesë së korrigjimit të territoreve, njofton Klan Kosova.

“Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai”. Më pas i ka futur në lojë këta tanët. Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë”, ka thënë Hasani.  Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese shtoi se pika e marrëveshjes së Washingtonit për moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, nuk e dëmton vendin pasi Serbia ishte shumë më e suksesshme në fushatën e saj për çnjohje.

”Përse nuk shoh të keqe të kjo?Është një fjalë popullore thotë “i laguri për shi nuk e ka dert”, edhe ashtu aplikonim por nuk na pranonin, Serbia kishte sukses, kjo marrëveshje ia ka ndalë turrin. Ne ishin ku ishim, kishim vite që po vendnumëronim si pasojë e politikave të brendshme politike dhe sjelljeve të lidershipit të Kosovës në imazhin e ndërkombëtarëve për të gjitha, me viza me të gjitha. Në gjendjen që e kemi si Kosovë dhe ne nuk humbëm, pse mund të thuash që kemi humbur ne, kur probabiliteti është i madh që ne edhe një vit nuk do të kishim pasur asnjë anëtarësim askund.Miqtë tanë iu kanë thënë që mos aplikoni nëpër këto vende.Unë e di – kur kam qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kemi provuar në disa vende që ta anëtarësojmë Gjykatën Kushtetuese, ku Serbia dhe Rusia kanë ndikim dhe nuk kemi mundur. Sepse janë disa procese që duhet fuqitë e mëdha të merren vesh në korniza të fuqishme, sepse vetë fakti që reagimi rus nuk është reagim negativ, ne duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për pazar global” ka vijuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese. 

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin Hasani u pyet edhe për atë çfarë pritet të ndodhë brenda këtij viti deri në skadimin e pikës për moratorium. Ish-kryetari Hasani tha se pas kësaj marrëveshje nuk ka kthim prapa.

“Status quo nuk ka, kthimi në gjendjen e mëparshme është kapitull i mbyllur, unë besoj që fizibiliteti kryhet. Besoj që në planin e Mini Schengenit lëvizet përpara, pra janë shenja të prekshme që lidhen me të”, ka theksuar ai. /Klan Kosova/

 



11 Comments

  1. ”’ ashtu siç po dalin faktet historike, ofertuesi i parë ka qenë ai ” .

    Meqe e ndyeve gojen , na i thuaj dhe neve te paditurve keto FAKTET HISTORIKE qe vertetojne se ofertuesi i pare paska qene Rama.

    Ne ate qe shkruaje , nuk lexova as edhe nje FAKT HISTORIK per kete ide.

    1. Per kete loqen , nje gje qe mund te kete ndodhur para 3 vitesh quhet hisotri .
      Pra faktet e para 3 viteve ky i quan fakte historike .

      O rob i zotit ! Ideja e ndarjes se Kosoves ka lindur qe ne 1993 nga akademia e shkencave te Beogradit .
      Nuk doli sot .

  2. Olldashi u dha një mesazh Berishës dhe Bashës. Ai tha se nuk do të largohej nga PD-ja. Kjo do të thoshte se Olldashi do të ishte përballë Bashës sa herë që Basha të humbte zgjedhjet. Që nga ajo kohe, Basha ka humbur të gjitha zgjedhjet përballë Edi Ramës,sa i ngjaka salih karaxhic berishes ky hasoni kosokar tipik

  3. Ideja per ndarjen e Kosoves eshte shume ma e vjeter se sa u be aktuale kohet e fundit, Serbet qysh heret kane qene te bindur se nje dite do ta humbisnin Kosoven dhe kane publikuar disa studime per ndarjen e kosoves, Ne kohen e tanishme ka qene dhe Profesor Qosja midis te tjereve,qe e ka deklaruar idene e ndarjes se Kosoves e ai ishte dakord. Une besoj se Edi Rama me vesin e tij per glorifikimin e vetes e ka mbeshtetur kete ide, duke besuar se do futej ne histori si figure e madhe politike, realisht ai nuk e nje mentalitetin e historine e shqiptareve te Kosoves, e kjo gje e vendosi figuren e tij politike ne nje pozicion te pa volitshem per te. Fakte nuk kemi por analiza e copeza fjalimesh e copeza vendimesh te nderkombetareve e serbeve, logjikon e argumenton se Thaçi ka qene dakord per ndarjen, nisur na infioriteti qe tregojne politikanet e kosoves ndaj Serbise, e kane bindjen se duke pranuar ndarjen do shpetojne nga “gogoli” Serb. Ne perfundim ndarja eshte ide e vjeter Serbe, disa Shqiptar e perkrahen ne kushte te caktuar, reagimi i shqiptarizmes e frenoi kete akt qe do sillte pasoja te medha per shqiptaret ne radhe te pare e per rajonin ne pergjithesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *