• |
ide | kryesore

“Jam rritur pa mama, shisja ujë në rrugë”: Osimhen emocionon Napolin me fëmijërinë e tij

-Instant, Sport



Një rrëfim prekës ai i Victor Osimhen për rrjetet zyrtare të Napolit. Qendërsulmuesi i ri ka folur për fëmijërinë e vështirë e jo vetëm: “Jam lindur e rritur në Lagos, në një vend të quajtur Olusosun. Jam rritur në një ambjent shumë të përulur, ishte shumë e vështirë për mua. Mamaja më vdiq kur isha i vogël, tre muaj më pas ima të humbi punën. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua, vëllezërit e motrat, duhet të shisja ujë nëpër rrugët me trafik të Lagos për të mbijetuar. Vendi nga vij është një vend ku nuk ka shpresë, ku askush nuk beson tek ty. Futbolli u bë shpresa e vetme për mua e familjen time, për të mundur të jetonim një jetë dinjitoze. Pashë tim atë ta kishte të vështirë në jetë. Mendoj se kjo më ka mësuar shumë gjatë rritjes. Fëmijëria ime ishte e vështirë, ndryshe nga fëmijë të tjerë që ndoshta e kanë shijuar. Unë luftoja për të mbijetuar, duhet të fitoja për tu ushqyer, për vete e familjen time. Bëja punë si prerja e barit, merrja ujë për fqinjët, vetëm të fitoja ndonjë lek për të ngrënë”.

“Jam rritur duke parë një lojtar si Didier Drogba, ka qenë një shembull për mua. Një ditë po stërvitesha e halla ime më thërriti, duke më pyetur se a e dija kë i kujtoja kur luaja. Më tha të shihja si luante Drogba. Aty u dashurova me mënyrën e tij të lojës. Nga ai moment të shihja të luante Drogba pati një impakt shumë të rëndësishëm në të ardhmen time, më ndihmoi shumë”.

“Për mua të jem tek Napoli është një ëndërr e bërë realitet. Nëse dikush do më kishte thënë tre vjet më parë se do luaja për një nga skuadrat më të rëndësishme në botë nuk do ta besoja. Kalova momente të vështira tek Ëolfsburg, u refuzova nga dy skuadra belge e pastaj më mori Charleroi. Jeta ime ishte shumë e stresuar 3 vjet më parë. Vazhdova të punoj e të bëj gjërat e mia e tani jam këtu tek Napoli. Eshtë një ëndërr që u realizua e i jam mirënjohës për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *