• |
ide | kryesore

Kakavijë, çiftit i sekuestrohen 25 mijë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Kakavijës i ka sekuestruar 25 mijë euro një çifti resident në Greqi. 43 vjeçarja me inicialet S.R i mbante të fshehura në çantën e saj dhe nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material dhe 43 vjeçarja po hetohet penalisht në gjëndje të lirë.

KAKAVIJË

Policia Kufitare e Kakavijës ka zbuluar një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke sekuestruar 25 500 euro dhe proceduar penalisht një 43-vjeçare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



2 Comments

  1. Herën e pare provoni akuzat pastaj sekuestroni lekët. Kjo është hajduteri e shtetit. Pastaj, thoni qe “i kishte fshehur në çantë”… Sipas jush ku duhet t’i mbajë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *