• |
ide | kryesore

Ministri i Shëndetësisë në RMV paralajmëron: Po na mbarojnë mundësitë, hapi tjetër karantina

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka thënë se nëse masat aktuale nuk mjaftojnë për të penguar përhapjen e Covid-19, hapi i mbetur do të jetë mbyllja totale. Filipçe shtoi se Maqedonia e Veriut është ende shumë larg këtij hapi, por qeverisë po i mbarojnë mundësitë dhe nëse qytetarët nuk u përmbahen masave atëherë s’do të ketë zgjidhje tjetër.

“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg,  por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.



1 Comment

  1. Ja dhe nje kar tjeter internacional qe kujton se do te zgjidhe pune me izolim total…
    ….Filip Vendçe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *