• |
ide | kryesore

MotoGP/ Quartararo rrëmben në Francë një super pole position: gara vendimtare për fatin e Botërorit

-Instant, Sport



Mision i përmbushur për Fabio Quartararo që në GP e shtëpisë në Francë rrëmben pole position në Le Mans. Për “El Diablo”, që e mbylli xhiron e tij në 1’31”315, vija e parë e nisjes në krah të dy Ducati, ajo Pramac e Jack Miller (+0”222) e Factory e Danilo Petrucci (+0”359). Vija e dytë për Andrea Dovizioso (6°), e treta për Francesco Bagnaia (7°), ndërsa Valentino Rossi do të niset nga vendi i 10 në start.

Përfaqësimet e këqija të premten tashmë janë një kujtim i largët për Fabio Quartararo që sot, mes provave të lira e kualifikueseve, heq nga shpina gjithë tensionin e grumbulluar në ditët e fundit si lider i Botërorit. Francezi, që sheh nga lart gjithë të tjerët me 108 pikë në klasifikim, nuk gabon në cirkuitin e shtëpisë në Le Mans, duke rrëmbyer një pole position fillimisht kërcënuar nga Ducati.

Me Jack Miller e Danilo Petrucci në formë të shkëlqyer, El Diablo regjistroi një kohë afër rekordit të pistës, duke marrë vendin e parë në start, që nesër do ti mundësojë, që nga kthesat e para, të udhëheqë një Cmim të Madh që mund të jetë vendimtar për fatet e Botërorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *