• |
ide | kryesore

‘Nën Rrënoja’, një film për tërmetin e 26 nëntorit

-Instant, F1, Paparazzi, Slider, Stil

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, një nga ngjarjet më të rënda të vitit të kaluar që zuri faqet e para në mediat botërore, tashmë do të përjetësohet në një film artistik.


Filmi me titullin “Under The Ruins” (“Nën Rrënoja”) do të jetë një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, dhe sipas faqeve zyrtare në Instagram e FB të filmit stafi është në kërkim të historive personale nga qytetarët për t’i përfshirë në film. Kasti i aktorëve nuk bëhet akoma i ditur, por sipas disa informacioneve të brendëshme do të ketë emra të njohur të huaj dhe do ketë një emër shumë të njohur të botës së artit e televizionit shqiptar, që konsiderohet ‘super-surprizë’. Gjithashtu, arritëm të marrim vesh që filmi me skenar të Koloreto Cukalit do të jetë një miks mes thrillerit e dramës, ndërsa drejtori i fotografisë do të jetë amerikan.



Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 humbje jete, dhjetra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme, pa folur për traumën kombëtare e ato individuale. Kjo duket edhe në disa nga historitë që stafi i filmit i ka publikuar në faqet zyrtare në Instagram dhe Facebook.

2 Comments

  1. U me rafte pika. Skenarist Koloreto Cukali, vemja qe do bente filmin madheshtor per Lazaratin qe perfundoi ne nje pordhe pa zhurme. Dhe cfare skenaristi se: ju shkruani historine, ai i ve emrin e vet siper sikur e ka shkruar vete. Si u katandise o Shqiperi: nga Dhimiter Anagnosti e Viktor Gjika, tek Koloreto Cukali dhe Kastro Zizo, kineastet e rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu