• |
ide | kryesore

Plas sërish në Bejrut/4 të vrarë e 30 nga plasja e depozitës së karburantit

-Instant, Lajme, Planet



Një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë në Beirut, duke vrarë të paktën kater njerëz e duke plagosur më shumë se 30. Shkaqet e  shpërthimin në bodrumin e furrës së bukës nuk janë ende të qarta, por zhurma u dëgjua të gjithë kryeqytetin libanez. Zjarrfikësit arritën të fiknin shpejt flakët dhe ndihmuan banorët e bllokuar në apartamentet e tyre. Autoritetet thanë se të paktën një person kishte plagë të rënda ndërsa shumica e të tjerëve u trajtuan për thithje të tymit në mushkëri.

Aksidenti vjen dy muaj pas shpërthimit apokaliptik që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirut, plagosi 6,500 dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme. Rreth 3,000 ton nitrat amoni, kimikat mjaft eksploziv i përdorur në fertilizuesit, shpërthyen më 4 gusht duke tronditur të gjithë qytetin. Më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për ngjarjen, shumica punonjës të portit dhe doganave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *