• |
ide | kryesore

“Shqipëria kishte nevojë për mua” Berisha zbulon si arriti të marrë lejen Covid nga Spal

-Instant, Sport



Ishte lojtari i fundit që iu bashkua Shqipërisë, vetëm një ditë para nisjes për në Kazakistan, por për një veteran si Etrit Berisha, fakti që nuk është stërvitur me grupin nuk është fare pengesë. Nëse Strakosha do të kishte qenë në vendin e tij e jo i dëmtuar, Berisha ndoshta do të kishte respektuar vendimin e ASL për të qendruar në klub, duke shmangur rreziqet e infektimit nga Covid 19, në një situata aspak të qetë në Itali. Por Reja u detyrua të thërriste dy portierë të tjerë dhe porta kishte nevojë për një siguri, gjë që bënë diferencën në vendimin e shtatlartit. “Po, disa probleme me pandeminë e koronavirusit kanë rifilluar në Itali. Disa ekipe kishin lojtarë që ishin pozitivë dhe duhej të bënin karantinë. Unë rashë dakord me klubin për të shkuar në ekipin kombëtar për ndeshjet e ardhshme. Ekipi kishte nevojë për mua dhe mbërrita”.

Për Berishën, Shqipëria vazhdon të jetë favorite e grupit, pavarësisht se skuadrës për dy transfertat me Kazakistanin e Lituaninë në Ligën e Kombeve i mungojnë lojtarët që kanë mbajtur peshën kryesore në vitet e fundit: “Sipas mendimit tim, Shqipëria mbetet favoritja e grupit, por loja kundër Lituanisë tregoi se të gjithë kundërshtarët janë mjaft të fortë, kështu që ne duhet të tregojmë klasin tonë. Ne duhet të bëjmë një ndryshim në grup në ndeshjet e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *