• |
ide | kryesore

Video/ ‘Manita’ e Brazilit, fluturon Kolumbia: nisin mirë kualifikueset e Botërorit 2022

-Instant, F1, Sport, Video



E para nga rruga e gjatë drejt Botërorit 2022 mbyllet me fitoret e frikshme të Brazilit e Kolumbisë. Seleçao shkatërron 5-0 Bolivia: gola të Marquinhos, Roberto Firmino (dygolësh) e Coutinho, të cilëve i shtohet edhe autogoli i Carrasco. Në anën tjetër, Cafeteros e mbyllën që në pjesën e parë historinë me Venezuelën: 3-0 me gola të atalantinëve Zapata e Muriel, që realizoi dygolësh.

BRAZIL-BOLIVI 5-0
Kombëtarja e teknikut Tite u kthye në fushë për herë të parë që gati 11 muaj dhe e bën me stilin e zakonshëm, duke dominuar dukshëm kundër një Bolivie shumë të varfër në kualitet, për të përfaqësuar ndonjë pengesë. Në Arena Corinthians të San Paolo përfundon me ‘manita’: ndeshjen e zhbllokoi Marquinhos në të 16’, me një goditje me kokë, në krosimin e Danilos. Dyfishimi mban fimën e Roberto Firmino, që në të 30’ finalizoi një kombinim brilant të nisur nga Neymar e vazhduar nga krosimi i ulët i Renan Lodi. Sulmuesi i Liverpool në të 49’ shënoi dygolësh në asist të kampionit të Psg, ndërsa në minutën e 66’ Carrasco devijoi në portën e tij një harkim të Coutinhos. Pikërisht lojtari i Barcelonës mbylli llogarinë 7 minuta më pas, duke konkretizuar me një goditje me kokë pasimin vendimtar të një Neymar tepër të inspiruar për 5-0 finale.





KOLUMBI-VENEZUELË 3-0
Nis shumë mirë aventura drejt Katarit për Kolumbinë, që likuidoi Venezuelën 3-0, që në pjesën e parë. Duvan Zapata hapi serinë e golave në minutën e 16, me një devijim vendimtar në krosimin e Juan Cuadrado nga e djathta. Goli shemb strategjitë e venezuelanëve, që pësojnë 2-0 dhjetë minuta më pas: aksion fantastik i Mojica në të majtë, krosim i ulët për Muriel që, i vetëm para Farinez, nuk mund të gabonte. Trisi mbërrin me autor po ish-sulmuesin e Sevilla, në kohën shtesë të pjesës së parë: progresion i pandalshëm e goditje e fortë që përfundoi në rrjetë.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *