• |
ide | kryesore

Video/ VAR vendos fitoren e Uruguajit, proteston Kili: Messi shënon vetëm me penallti për Argjentinën

-Instant, Sport, Video

Në Amerikën e Jugut kanë nisur kualifikueset drejt Botërorit 2022, duke prodhuar menjëherë emocione e polemika duke nisur nga fitorja e Uruguay përballë Kilit: shënoi Sanchez, por në fund vendosi goli i Maxi Gomez në kohën shtesë. Fiton edhe Argjentina, pa Dybala për një problem të minutës së fundit, që theu Ekuadorin falë një penalltie e të Messi, ndërsa përfundoi 2-2 mes Paraguay e Perù.



VAR ishte protagonisti në Uruguay-Kili, ata që protestojnë janë futbollistët e la Roja – që ishin goditur nga dëmtime e lojtarë të rezultuar pozitivë e pa pesë titullarë – për penalltinë kundër që u akordua për prekjen me dorë të Vegas e një në favor të pasinjalizuar ndaj Coates. Interistët Sanchez-Vidal ishin nga lojtarët që spikatën më shumë, sulmuesi barazoi golin e Suarez me penallti por në fund Kili u dorëzua në kohën shtesë në golin e Maxi Gomez.

Argjentina fitoi me penallti, që Ekuadori e ka konsideruar shumë zemërgjerë: Messi firmos golin e suksesit të albiceleste në ndeshjen e parë me kombëtaren pas 11 mujash. Pak raste për vendasit, me Lautaro Martinez të shuar, ashtu si shokët e repartit. Dybala nuk luajti dot për shkak të një problemi gastrointestinale pikërisht në fillim të ndeshjes.

Në fund, 2-2 në Paraguay-Perù me golat e Carrillo, përmbysur nga dy golat e Romeros, përpara se të shënonte përsëri Carrillo, për barazimin përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu