• |
ide | kryesore

Arrestohet në Spanjë 29-vjeçari pjesë e “Dosjes 339”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është arrestuar në Spanjë një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptar. ai akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike që i përket “Dosjes 339”. Sipas policisë pas arrestimit në Madrid, 29-vjeçari Gentian Marku banues në Reps është ekstraduar në Shqipëri.

Në vitin 2018 ai është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Policia thotë se Gentian Marku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *