• |
ide | kryesore

Basha takon përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve: Të vijë fundi i monopoleve dhe barnave me origjinë të panjohur në treg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zhvilluar takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Basha tha se përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacisë i kanë bërë me dije se është monopolizuar tregu dhe se po ashtu janë në treg produkte jo të licensuara.

Reagimi: 

Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit.

Gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi aktualisht tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.

Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.

Ndamë shqetësimin për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceutik, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributorit. Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsioni i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributorit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve.

Garantova përfaqësuesit e “Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve.  Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të  aksesueshëm nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara.



2 Comments

  1. e para esht kjo zonja qe ka uzurpuar pozicionin e drejtueses se urdherit. nese urdhri eshte tashme nje organizate qe njihet nga shteti, paguhet nga farmaciatet e shqiperise (dhe pse nuk i mbron asnjehere) dhe sherben per tu licensuar etj. ky institucion duhet ta zgjedhe drejtuesin me VOTEN e farmacisteve. ska pse te jete Diana Toma aty. ka 20 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *