• |
ide | kryesore

Energji e fantazi, sulm i paparashikuar: kështu Reja kërkon të mposhtë Kazakistanin

-Instant, F1, Sport



Shqipëria është gati për përballjen me Kazakistanin. Një transfertë që e ka vënë në mendime teknikun Edy Reja, jo vetëm për vështirësitë e transfertës, duke filluar nga ushëtimi i lodhshëm e deri tek forca e skuadrës kundërshtare, por edhe për shkak se ka në organikë një grup të rinjsh, që japin shumë energji e kualitet, por lënë për të dëshiruar në aspektin e eksperiencës.

Kështu, për takimin e orës 15:00 (me orën tonë), italiani dëshiron, por deri diku është edhe i detyruar të bëjë lëvizje të guximshme, duke i dhënë debutimin disa lojtarëve. Në portë, ardhja e Etrit Berishës i ka kopsitur gjërat. Portieri do të jetë edhe kapiteni i kuqezinjve, si lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen. Përpara tij, krahas Gjimshitit dhe Dermakut, do të pozicionohet Kumbulla. Dilemat e vetme për Rejan vijnë në krahë, Lenjani e Trashi sfidohen nga e majta, ndërsa Memolla është i favorizuar për në të djathtë. Treshja e qendrës së mesfushës do të kompozohet nga Bare, Abrashi e Kallaku.

Sulmi është edhe pika delikate, jo vetëm sepse mungojnë peshat e rënda: Cikalleshi, Balaj e Sadiku, por sepse edhe Uzuni që ishte menduar titullar përkrah Manajt është dëmtuar, duke e detyruar teknikun të gjejë një zgjedhje tjetër. Armando Broja pritet të debutojë përkrah Rei Manajt, edhe pse zgjedhja mund të bjerë edhe mbi Vrionin e Juventus. Kështu, me një moshë mesatare 21 vjec ofensiva e Rejas garanton energjie e teknikë fine, duke e bërë repartin të paparashikueshëm.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Portier: Berisha
Mbrojtës: Dermaku, Djimsiti, Kumbulla
Mesfushorë: Memolla, Abrashi, Bare, Kallaku, Lenjani
Sulmues: Broja, Manaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *