• |
ide | kryesore

Formacionet zyrtare/ Reja me tre debutues kundër Kazakistanit: Veseli rrëmben krahun e djathtë

-Instant, F1, Sport



Nuk lëviz nga modulin i tij i preferuar tekniku Edy Reja edhe për ndeshjen kualifikuese të Nations League kundër Kazakistanit, pavarësisht mungesave të shumta. Tekniku italian ka vendosur ti japë debutimin nga minuta e parë tre futbollistëve, Kumbulla, Kallaku e Broja, ndërsa surpriza ka qenë Veseli që ka mundur konkurencën e Memollës, duke marrë krahun e djathtë, në zëvendësim të kapitenit të munguar Hysaj.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov. Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *