• |
ide | kryesore

“Grinta nuk blihet në farmaci”: Reja pranon zhgënjimin e barazimit në Almati

-Instant, Sport



“Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar”. Edy Reja mundohet ti bëhet barrierë kritikave ndaj lojtarëve, pas barazimit 0-0 në Almati kundër Kazakistanit. Ndeshja e dytë pa fitore për kuqezinjtë në Nations League, edhe pse këtë herë shumë më ndryshe se performance e shtatorit përballë Lituanisë.

Tekniku italian megjithatë ka rezerva për ndonjë nga lojtarët, edhe pse nuk bën emra: “Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi” u shpreh italiani.

“Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë – vazhdoi shpjegimin tekniku -. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishëm. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera”.



1 Comment

  1. Shume eksperimente ne skuader per asgje. Ekipi kombetar ka shume elemeta te mire per te arritur rezultate ma te mira se ka aritur gjer tani me trajnerin Rea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *