• |
ide | kryesore

Hamilton barazoi fitoret e Schumacher, dhuratë e papritur nga djali i gjermanit: “E pabesueshme”

-Instant, Sport



Pas kaskës së Ayrton Senna, Lewis Hamilton ka marrë si dhuratë edhe atë të Michael Schumacher pasi i barazoi rekordin e numrit të fitoreve, 91, në Formula 1. Dukshëm i emocionuar, anglezi që e ka marrë dhuratën nga Mick, i biri i kampionit gjerman: “Eshtë e pabesueshme, nuk do ta imagjinoja kurrë gjithë këtë. Më kujtohet se i vogël përdorja Schumin në Playstation”.

“Duke ndjekur në tv dominimin e Michael për kaq kohë, besoj askush, unë gjithashtu, nuk do ta kishte menduar se do ti afrohej rekordeve të tij”. Këto janë fjalët e para të Leëis Hamilton pas fitores në Nurburgring që i lejoi të barazonte sukseset e gjermanit. “Eshtë një nder i pabesueshëm. E kuptova që kisha të njëjtin numër fitoresh vetëm kur kalova pit lane”, ka shtuar britaniku. Një fitore që e lancon fort edhe drejt titullit kampion të shtatë Botëror, tjetër rekord që deri tani i përket ish-ferraristit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *