• |
ide | kryesore

Lajçak i shtrëngon lakun Kosovës, kërkon themelimin e Asociacionit: “Vetë e keni nënshkruar”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I derguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po lobon për të kthyer në tyrezvn e bisedimeve marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen, nëse se diskutoni tani kur keni ndërmend ta bëni”, iu është drejtuar ai kundërshtarëve të saj në një intervistë për “wienerzeitung”.

“Tjetër sfidë është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Palët ishin pajtuar për këtë më 2013/2015, por s’është implementuar kurrë. Është çështje e ndjeshme në të cilën po ashtu ka thënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushteutese e Kosovës – dhe ky opinion duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur, i pyes: ‘Kur, nëse jo tani? Ju e keni nënshkruar këtë marrëveshje vetë’”, ka thënë ai.

Në dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve janë duke u diskutuar çështje të ndjeshme, për pronat, prentendimet financiare, të pagjeturit, të zhvendosurit si dhe për bashkëpunimin ekonomik, por Asociacioni po kërkohet me ngulm të diskutohet nga pala serbe

“Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe të paadresuara. Me aprovimin më 2013/2015 vjen edhe obligimi për ta implementuar. S’ka çështje që negociohet e që është e lehtë. Por nëse e ndërpresim dialogun sërish, do të na duhet ta rinisim”.

 



3 Comments

  1. Pa pergjegjshmeria e klases politike kosovare ne bisedime me serbine te habit. Kosova do vuaj pafundesisht nga keta njerez. Ata nuk kuptojne pasojat e vendimeve te tyre te mara nen nje emocion primitiv. Zot ndihmoi!

  2. VETEM ALBIN KURTI KRYEMINISTER,VJOSA OSMANI KRYEPARAMENTARE DHE DITMIR BUSHATI PRESIDENT O KOSOVES,KOSOVA SHPETON thotë:

    EDI RAMA E FIRMOS MINI SHENGENIN BALLKANIK,KURSE HASHIM THACI DHE DULLA KOTI MINI ASOSACIONIN E KOMUNAVE SERBE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *