• |
ide | kryesore

Me maskë, pa maskë/ Kë të besojmë për t’u mbrojtur nga Covid-19?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Vendimi për mbajtjen e një maske me detyrim në çdo ambjent të jashtëm vjen pas gati 8 muajsh pandemi dhe ka provokuar polemika dhe dyshime mbi efektet që do të ketë në frenimin e virusit. Konfuzioni vjen për shkak të mesazheve kontradiktore që u shpërndanë për publikun, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Pyetjet që ngrihen janë të shumta. A ka një studim që provon se mbajtja e maskës e frenon përhapjen e virusit? A e nxit transmetimin e virusit keqpërdorimi i maskës? Përse na gënjyen disa muaj më parë kur thuhej se maska nuk ishte e nevojshme dhe përse u mor ky vendim tani?

Këshillat kundër maskës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Në mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi që maska të mos mbahej në ambjente publike. Vetëm për një person të sëmurë me covid-19, ose për ata që janë duke u kujdesur për dikë që është i sëmurë, maska ishte e këshillueshme.
Në udhëzimin që nxorri në faqen zyrtare thuhej se “Nuk ka studime që të kenë vlerësuar efektshmërinë e mbajtjes së maskës në vazhdimësi nga punonjësit shëndetësorë në transmetimin e SARS-COV-2. Me gjithë mungesën e provave, shumica e mjekëve të përfshirë në trajtimin e të sëmurëve me Covid 19 mbështesin praktikën e punës të mbajtjes së maskës në spitale, apo zona të prekura nga virusi apo gjatë trajtimit të të sëmurëve për të evituar mundësinë e transmetimit të virusit”.

Edhe drejtues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dolën në deklarata publik për të thënë se “nuk ka prova specifike që të çojnë në përfundimin se mbajtja e maskës nga popullata ka përfitime potenciale. Në fakt, ka prova për të kundërtën, në rast përdorimi të gabuar i maskës kur ajo nuk rri në mënyrën e duhur.” Citimi është i Majk Rajan, drejtor ekzekutiv i OBSH, për programin e emergjencave shëndetësorenë një konferencë për mediat në Gjenevë të Zvicrës.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë e ndryshoi qëndrimin e saj në qershor të këtij viti. Më saktësisht, në datën 5 Qershor udhëzimet ndryshuan dhe një mesazh tjetër erdhi nga ekspertët e shëndetësisë. Maska u këshillua edhe për ambjente ku virusi transmetohej në komunitet kryesisht për të moshuarit, mbi 60 vjeç apo ata që ndodhen në ambjente ku distance fizike është e pamundur, në autobuzë, dyqane, apo në ambjente ku ka grumbullim.

“Mos mbani maska! Nuk ju mbrojnë!”

Në muajt e parë të pandemisë mesazhet e autoriteteve ishin se maskat nuk të mbronin nga virusi. Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste në emisionin Opinion e bëri të qartë se maskat që njerëzit mbanin në rrugë nuk të mbronin nga virusi dhe se kjo ishte e panevojshme.

“Përdorimi i maskave dhe dorezave, në rrugë siç i shohim çdo ditë, apo në majë të biçikletës apo ku di unë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka! Nuk ka asnjë lloj vlere” deklaronte Pipero.

Për ta përforcuar deklaratën e mjekut, kryeministri Rama, në mars e theksoi në parlament sërish tha se mbajtja e maskave ishte e panevojshme. “Maskat nuk mbrojnë, mos harxhoni lekë për maskat” ishte thirrja e Ramës për qytetarët.

Më pas në një status në Facebook, Rama e bëri të qartë se “për ata qe nuk janë të sëmurë, nuk janë duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave bazë”. 

Për të bindur ndjekësit e tij, Rama citoi edhe një virolog italian, Fabrizio Pregliasco që thoshte se: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër. Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes”.

 

Pse gënjyen?

Por si i arsyetonin ekspertët e OBSH këshillat për të mos e mbajtur maskën në publik gjatë ditëve të pandemisë? Duket se Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin mars mori sinjale se mjetet mbrojtëse për mjekët po pakësoheshin në treg. Kështu, në deklaratat e para që e zhvlerësonin rëndësinë e maskës në rrugë, përsëritej vazhdimisht fakti se prioritet i pandemisë ishin mjekët.

“Është problem që të kemi probleme me sasinë e maskave në qarkullim. Në këto moment, njerëzit më të rrezikuar nga virusi janë punonjësit shëndetësorë që janë në frontin e parë, pasi janë të ekspozuar përkundrejt virusit çdo sekondë të ditës. “Vetëm mendimi që atyre mund t’i mungojnë maskat çdo sekondë të ditës është i tmerrshëm” deklaronte Majk Rajan Drejtor Ekzekutiv i OBSH-së në lidhje me furnizimin me maska apo mjete të tjera mbrojtëse..

Mjekja, Maria Van Kerkhove, një infeksioniste pranë OBSH deklaronte se ishte shumë e rëndësishme “që t’i jepej prioritet përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë”, që në këtë rast ishin mjekët që trajtonin të sëmurët me covid.

“Në komunitet, ne nuk e rekomandojmë përdorimin e maskës, vetëm nëse nuk je vetë i sëmurë si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit nga ty nëse je i sëmurë” thoshte Kerkhove. “Maskat që ne rekomandojmë janë për njerëzit që janë në shtëpi dhe që janë të sëmurë dhe për ata individë që janë të sëmurë në shtëpi” tha ajo.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e theksonin qartësisht në mars se kishte mungesë të mjeteve mbrojtëse në rang botëror për mjekët. “Duhet të jemi të qartë” tha Van Kekrhove “Bota po përballet me mungesë të mjeteve mbrojtëse për mjekët-përfshirë këtu edhe mungesën e maskave dhe dorezave- dhe mbrojtja e mjekëve duhet të jetë prioritet në këtë periudhë pandemie”.

Skenari shqiptar

Shifrat në Shqipëri janë në kulmin e tyre. Numri i vdekjeve i ka arritur në mbi 400. Numri i infeksioneve ka ruajtur një trend deri diku të njëjtë me më pak se 200 të prekur në ditë, por sipas një politike testimesh të kufizuara, ndërkohë që problem më i madh mbeten kapacitetet spitalore.

Numri i të shtruarve në spitale është mbi 240 pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ky është numri më i madh i të shtruarve në vend që nga nisja e pandemisë. Spitalet janë mbushur në maksimum. Qeveria premtoi dy spitale të tjera Covid, por siç duket kjo ka qenë propagandë e pastër, pasi asnjë prej tyre nuk është hapur. Shqipëria nuk ka më përsonel mjekësor të përballojë trajtimin e më shumë të sëmurëve. Në vend të kësaj, u mor vendim për mbajtjen e maskave me detyrim në publik, si hapi i fundit para rikthimit të karantinës, që do të ishte asfiksues për ekonominë.

Ku bazohet sot rekomandimi për maskat?

Ndryshimi i rekomandimeve për mbajtjen e maskave zyrtarisht u ndryshua pas këshillimit me ekspertë botërorë në bazë të të dhënave të përgjithshme të reagimit ndaj virusit. Sipas këtyre të dhënave mbrojtja e fytyrës në popullsi kishte efekte në përhapjen më të pakët të virusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e konsideron maskën një mjet për parandalimin e përhapjes së virusit. Kjo bazohet në studime dhe eksperimente që, sipas mediave të huaja, tregojnë se shpërndarja e virusit bëhet më e vështirë nëse përdoret një maskë. Prova më e qartë janë shifrat nga skenari botëror i pandemisë. Të dhënat epidemiologjike në atë që ekspertët e quajnë “eksperimenti i natyrës” dëshmon për efektet e përdorimit të maskës. Një studim tregoi ndryshimin e shifrave të infeksionit para dhe pas përdorimit të maskës në 15 shtete të SHBA. Rezultati ishte se përdorimi i maskave çon në uljen e ritmeve të përhapjes së virusit. 5 ditët e para shifrat e infeksionit ranë me 0.9%, ndërsa pas 3 javësh ranë me 2%. Një studim tjetër vëzhgoi shifrat e vdekjeve në 198 shtete dhe doli në përfundimin se ato me kulturë apo politika qeveritare në favor të përdorimit të maskave, kishin më pak viktima nga koronavirusi.

Gjithsesi “vetëm maska, nuk do t’ju mbrojë nga virusi” thonë ekspertët, ndaj për masat e tjera, si larja e duarve dhe respektimi i distancës, duhet të qëndroni njësoj të kujdesshëm.©Lapsi.al



15 Comments

  1. Që maskat ndikojnë në paksimin e infeksionit nga coronaviruset , përderisa përhapja e tyre vjen nga ajri, kjo mund të akceptohet edhe me arsyetim , pa qenë nevoja e studimeve e statistikave.
    Problemi është se në çfarë përqindje të mbron maska, dhe sa ruhet distanca ndërmjet njerëzve, e po ashtu mvaret nga dendësia e viruseve në ajër, e shkalla e agresivitetit të këtyre viruseve në mushkëri e në organet e tjera..
    Për popullsinë e varfëruar shqiptare, detyrimi për të mbajtur të gjithë maskën mbrenda e jashtë, veç paksimit të oksigjenit në gjak, ka edhe të keqen tjetër që edhe ato pak para me të cilat do të blihen ushqimet e medikamentet mjeksore, me këtë ligj , shtohet një shpenzim i madh , pasi rekomandohet që maska të mos përdoret më shumë se disa orë pasi e mbingarkuar me pluhur e mikroirganizma, bëhet e pavlefshme.
    Mendoni një familje të varfër shqiptare me 8 pjestarë. Nëse do të përdorte sejcili dy maska në ditë, do ti duheshin familjes 16 maska. Po për një muaj ?
    Një tjetër problem është me njerëzit që kanë probleme të ndryshme me vështirësinë në frymëmarje, apo kanë probleme të tjera shëndetsore tek të cilët mungesa e sasisë së duhur të oksigjenit në gjak, mund të shkaktojë trauma në organe si zemra e truri.
    Që ta detyrosh një njeri me këto probleme që të mbajë nga mëngjezi derisa fle maskën në fytyre, është njëlloj si të intubuarit tja japësh me kursim oksigjenin.

    1. Pse e ben llogarine kaq te nderlikuar. Merr nje familje me 4 vete dhe zere dy maska ne dite per secilin. I bie qe te jene 8 maska ne dite per te gjithe familjen. Llogarite qe nje maske ben 80 leke te reja, i bie qe ne dite vetem per maska te harxhohen 6.400 leke dhe ne muaj 16.800 leke. Supozojme se familja ka te ardhura 70.000 leke ne muaj (hyn tek ato me te ardhura te mira), i bie qe 1/7 e te ardhurave te kaloje per maskat. Duke hequr shpenzimet per ujin, dritat, levizjen me autobus, e shpenzimet per ilace, i bie qe ne familje me kater persona, te shtohen shpenzimet sa per dy persona shtese. Nese merr ne konsiderate nje pensionist qe merr 20.000 leke pension, i bie qe 1/4 e pensionit te shkoje vetem per maska. Dhe problemi perseri eshte i pazgjidhur sepse ne % eshte shume i vogel perfitimi, nderkohe qe njerezit qe mbajne maske rrezikojne semundje te tjera dhe po paten nevoje per vizita mjeksore rritet rreziku per covid. Me sa duket OBSH ka kerkuar mbiprodhim maskash ne mars-prill dhe tani do qe t’i shese. Nderkohe njerez pa personalitet si Conte ne Itali apo Rama ketu tek ne jane te gatshem te kepusin ca mufka e te nxjerrin ca dekrete (ose VKM ne shqip) per t’i sherbyer. Por ne Shqiperi ka edhe nje specifike tjeter, mban maske, por kur shkon te lash duart, rubineti nuk nxjerr uje dhe sakrifica shkon dem.

      1. Ke dashur ta kjartësosh më mirë por shembullin e ke marë për nje familje me të ardhura mesatare., apo siç cilësohet “shtresa e mesme”.
        Sa familje shqiptare me 4 persona sot, veçanërisht pas papunësisë që rriti pandemia paskan 70 mijë lekë të reja të ardhura ?
        Sipas Bankës Botërore sot në Shqipëri 41% e popullsisë jetojnë me pesë dollarë në ditë.
        A nuk mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar se si mund ta përballojnë 41% e shqiptarëve blerjen e maskave , kur dy maska të domosdoshme për çdo ditë kushtojnë 3 dollarë ?
        Dikush mund të thotë se shumica e fukarejve përdorin të njejtat maska duke i larë ato.
        Po me çfarë uji ti lajnë ato ?
        Me ujin “e pastër” të Lanës ?
        Veçanërisht shumë problematike është kjo urdhëresë e marrëzishme e Ramës, për zonat që u dëmtuan më shumë nga tërmeti, e ku është edhe popullsia më e dëndur e Shqipërisë.
        Mendoni se si ja dalin për tu ushqyer me qindra familje që jetojnë akoma në çadra , apo njëlloj edhe ata që janë detyruar të futen në shtëpitë e dëmtuara.
        Po flitet për pension minimal me 20 mijë lekë në muaj , kur një pjesë e madhe e pensionistëve nuk marin as 10 mijë lekë.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA I KA MBAJTUR BREKET E SALI BERISHES DHE EDI RAMES AFER GOJES SE TIJ TASH E 25VJET EDHE ESHTE ENDE GJALLE ZAGARI ,DUKE BREDHUR NEPER TIRANE I VETMUAR SI NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL ,GJITHE ASHTU DULLA KOTI DHR BATON HAXHIU I MBAJN BREKET I HASHIM THACIT NE SURRAT 27-8=365dite

  3. Nje pyetje kam per ate qe mund te me pergjigjet, perfshi edhe redaksine e Lapsit :
    Sa persona jane shtruar ne spital qe nga fillimi i pandemise dhe sa prej tyre kane vdekur, sa jane sheruar dhe sa jane akoma nen trajtim mjekesor?
    Sa persona, qe nga fillimi i pandemise, ja futur me “terapi intensive” dhe saprej tyre kane vdekur, sa jane sheruar dhe sa jane akoma nen kujdes shendetsor.
    Sa persona, qe nga fillimi i pandemise, jane intubuar dhe sa prej tyre kane vdekur, sa jane sheruar dhe sa jane akoma nen trajtim mjekesor.
    Keto te dhena do te na tregojne ne se eshte bere puna e duhur dhe ne se ata “heronjte mjeke” jane vertete mjeke apo sharlatane.
    Ata te tjeret qe nuk shtrohen ne spital e qe na i quajne se ” fituan betejen” thjesht i ka shpetuar zoti, mjekesia e ekspertet e udhehequr nga krye injoranti kompetent per gjithcka nuk kane ndonje merite per kete.
    P. S. Sot lexova se OBSH e ka cilesuar Covid 19 me vdekshmeri te njejte ne mos me te vogel se sa gripi sezonal. WTF.

  4. KM-ja qe merakoset kaq shume per shendetin tone duhet ta beje edhe nje sakrifice tjeter per

    popullin e tij pas gjithe satyre te mirave qe na ka sjelle keto 7 vjet e atyre qe do na sjelle per

    17 vitet e ardhshme : te na paisi te gjitheve me kundrazaz i cili te mbahet me detyrim jo vetem

    jashte por edhe brenda shtepise e sidomos ne krevat.

  5. Ke degjoni o popull drogmenin ate qe njeher thot me patetizem qe duhet ven e njeher tjeter jo, ky km eshte kokrra e boles pasi gjith diten thith mall dhe o burra te flas njeher se mbase me degjojn, jeten na e ka falur zoti dhe do e jetojm vet plus sikur te semuremi ti palaqo km plak gomar do na i paguash leket per ilaqe?

  6. Debati me bajat me karagjoz njekohesisht qesharak dhe kriminal eshte ky qe behet per maskat dhe zedhenesat e tyre.
    Nuk ka nevoje besoj per koment.

  7. Lulzim Basha ka vërtetuar edhe ditën e sotme se nuk ka lidhje me matematikën. Në një dalje për mediat, ndër të tjerash Basha teksa bënte politikë me shifrat u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

    Vetëm Lulzim Basha mund të na tregojë se si 6 mund të hyje tek 4. Por opinioni publik tashmë është mësuar me matematikën dhe shifrat e tij

  8. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

    E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

    Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Shpellkaret e cecenet e salihut jane bere gjithologe shikoni denoncimin e fiksit se si I ben zgjedhjet partia e salihut per lulushin e ka mbushur tironen me malok dhe thone pse nuk votojne tironcit

  9. Nuk duhet te lik gjobat ne faturen e energjise.
    Cdo person qe kapet ne shkelje dhe ti jepet gjoba ne dore si shoferave.
    Nqa nuk e likujdon ta gjeje shteti si t’a marre. Keshtu do penalizoni pensionistet kryefamiljare dhe kur femijet jane ndare e jetojne vec me qera . Do kete shume konfuzione.
    Apo shteti ka nevije per leke. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *