• |
ide | kryesore

Meta: Tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do të cënojnë dinjitetin Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Shkodër dërgoi një mesazh për politikën shqiptare, duke u shprehur se “tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! ”, thuhet në mesazhin e Metës.



10 Comments

  1. 5 heronjte e motres tende o vellai i Rames! Quan akoma 5 kelyshe komuniste ‘heronj’ dhe ben si armiku nr.1 i Rames……
    Ore na mbyti llumi fare

  2. Vojo Kushi[a] (Ne Cyrillic: Војо Кушић- Vojo Kushić , August 3, 1918 – October 10, 1942) Ishte nje Komunist Shqipetar dhe Jugoslav, atentator guerilas (Partizan) dhe nje nga themeluesit e grupit Komunist te Shkodres pas Pushtimit Italian te Shqiperise ne 1939. Eshte hero kombetar i Jugosllavise ne 12 Shkurt 1945 dhe ne Shqiperi ne 1946.
    Kushic Lindi ne Vrake1918, Shkodër. I perkiste minoritetit Serbo-Malazez. Mbiemri ishte Kushić , por pas politikave te Mbretit Zog mbiemrat me -ic dhe vic u zevendesuan. Mbaroi shkollen ne gjuhen sllave.
    Pas Pushtimit te Shqiperise ne 1939, Grupi i pare komunist i Shqiperise u krijua ne Shkoder. Ne kete grup benin pjese edhe minoritaret serbomalazez, vellezerit Vaso dhe Branko Kadija, Vojo Kushić , Jordan Misja, Ivo Jovanov, Vojin Dragović, Petar Bulatović and Vasil Shanto. Grupi kishte ne krye Vasil Shanto dhe Qemal Stafa. Grupi tjeter u krijua ne Korce.
    Ne nentor te 1941 ne shtepine e Bojko Lazarov, ne Tirane u krijuar Partia Komuniste e Shqiperise. Ne 1942 Vojo Kushić u zgjodh ne komanden e guerilasve. Enver Hoxha u emeruar si kryetar i partise te te perfshinte ne lufte shumicen muslimane shqipetare.
    Kushi u dergua ne Akademine Ushtarake ne Beograd dhe perpara se te kthehej u be anetar i Partise Komuniste te Jugosllavise. Ne Serbi nje rruge ne Novi Banovci dhe nje klub futbolli ne Stara Pazova mbajne emrin e tij.

  3. Pesë “herojtë” e Vigut paskan dhënë jetën për Çlirimin e Shqipërisë ?
    Kësaj propogande mashtruese komuniste i ka dalë boja në këto 30 vite të pasdiktaturës enveriste.
    Ata ishin dërguar me mision për të luftuar kundër shqiptarëve patriotë antikomunistë që nuk deshën që edhe Shqipëria si Kosova të kalonte në pushtetimin serb. e jo për të “çliruar” Shqipërinë.
    Sigurisht që qoftë edhe në luftë, viktimat e saj duhen nderuar, sepse janë të gjithë bijë nënash, por jo të gjithë mund ti konsiderosh si heroj të popullit, sipas kutit partiak.
    Tashmë deri në SHBA zhvillohen aktivitete përkujtimi të kryengritjeve të Shqipërisë së Veriut kundër diktaturës çnjerëzore të Enver Hoxhës.
    Presidenti Meta si “socialist me zemër” , bën mirë që përpiqet të ndajë nga socialistët e ndershëm nga anarshisti Edvin Rama e klani i tij i korruptuar që ka shkatëruar tërësisht jo vetëm ekonominë shqiptare, por edhe shtetin ligjor demokratik, por ta lerë mënjanë nostalgjinë për “demokratin Ramiz Alia” e luftën e kllasave si mjet për të rrëzuar nga pushteti një politikan me tendenca diktatoriale mafioze.
    Ka qëndrime kontradiktore sa i takon parimeve të demokracisë tek z. Meta.
    Nuk mund të jesh në të njejtën kohë partizan i integrimit në demokracinë europerëndimore, e të mos heqësh dorë nga propogandat komuniste.
    Rama është siç thuhet në popull një politikan pa din e iman, por ama është dredharak dhe me provokimet e tij kërkon të përçajë opozitën e bashkuar së cilës i trembet.
    Deklaratat e fundit ideollogjike kontradiktore të Metës, ndonëse fuqishëm kërkon të demaskojë me të drejtë Ramën, ndihmojnë qëllimin e ripjelljes së krimit, përçarjen e opozitës.

  4. Ca keni me komunizmin o pishtaret e demokracise?? Apo pse ju shkolloi, pse ju hapi syte, pse zhduku gjakmarrjet mesjetare, pse zhduku malarjet dhe sifilizin ptu fare e keqe. Shikojeni tani ku po vete shqiperia ne gjithe keto vite…. injorance, kurvellek, gjithe ajo rini pa asnje drejtim, o neper parti per ndonje rrog qyl, o ne rruget e anglise ku vrasin njeri tjetrin, nuk lexon dot lajmet……Ore te ishin disident apo ndonje fare me e mire keta pishtaret por te gjithe spiunat e komunizmit u bene antikomunizma

    1. Na kane shkolluar mundi dhe djersa e baballareve, familjeve dhe e popullit shqipetar jo kriminelet e komunizmit. Per ty qe thua injorance e kurvllek, kujto kurvat ne kohet e komunizmit, kujto dhumen mbi grate kujto persekutimin e njeriut dhe mbylljen ne spitalet psoqiatrike te disidenteve, kujto pushkatimet dhe terrorin e policeve te sigurimit, varjet ne mes te sheshit per nje fjale..apo do kujtosh qe edhe atehere 80% ishin analfabete, dhe lezonin me zorr titullin e “zerit te popullit”..Ik o i trashe, shko ne shtepi e mos u merr me gjera qe nuk te takojne

  5. Ca kini me -komunizmin-?shkruan nje rob qire ketu ,nje e per nje ,ju shkolloi ,ju hapi syte etj ,etjera.Por pse nuk shkruan o grua dhe moter qire -qe vrau ,persekutoi ,perndoqi me mijra njerez duke i i denuar dhe pushkatuar pa gjyq ,me deshmitare te rreme ,me ligjin fame keq -55-agjitacion dhe propogande .Komunizmi eshte fara me e qelbur o moter dhe grua qire vetem per nje gje te jap te drejte ne kete koment qe disa nga fara e poshter e komunizmit jane bere me anti komunista .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *