• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek për kufirin detar: Dëshirojmë zgjidhje sa më të shpejtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë lidhur me çështjen e kufirit detar, duke theksuar se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë.

Mes të tjerash, ministri Dendias ka theksuar se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të panjohura.

“Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinj. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dy palët. Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatikisht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë ministri grek.



7 Comments

  1. Paska bere presion te hapur greku. Te dhjefsha integrimin dhe BE. Te gjitha jane genjeshtra si e si qe shqiperia te dobesohet dhe te degjenerohet si vend, nga ku njerzit te ikin me vrap prej varferise dhe politikaneve te kapur nga krimi. Prandaj dhe fqinjet duan te zhvasin cfare te munden ne kete moment. Dikur para 15 vitesh apo me here asqe behej fjale per pretendime te tilla, tani gjasme ne emer te integrimit pazare te flliqura qe kerkojne plaçke lufte por pa shkrehur pushke.

  2. Ca’ bè muti
    Ne ne Europe na Ka fut Zoti
    Te tjerat Jane Perralla me mbret
    Europiani e nxjerr femijen e vet 18 vjec nga shtepija do vere gishtin ne koke per shqiptaret .
    Keto ishin per te na fut homot lezbiket fajdexhinjte Fmn ,BB.
    Ky gabeli mire e Ka se ne jemi shtet i pjerdhur.

    1. keto jane llafet e Rames qe Evropen e ka hale ne sy. Integrimi ne EU nuk ka te beje fare me probleme qe kane rrugen e tyre te zgjidhjes, po ky KRM-e nuk ka aftesine minimale ne zgjidhje diplomatike dhe demokratike problemesh..ndaj mbylleni halen!

  3. Syleshet do ta marrin ne qafe perandorine. Po kur eshte shteti kurve car prisni ju?
    Ja se e rregullon eli fara me niko pelesh bythe.

  4. @ (Greko-Maskarenj)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhim Çeshtje dhe Probleme te tjera te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise.

    Eshte i padiskutueshem midis qeverive: kufiri detar midis shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje eshte edhe i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Traktatin Nderkombetar te Firences 1925.

    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE, eshte çeshtje e re e shekullit XXI qe: as nuk eshte fare urgjente, as nuk duhet te filloje fare nga ishujt, as nuk duhet te perdoret fare per shantazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *