• |
ide | kryesore

MotoGP Francë/ Quartararo nuk di të fitojë në shi: Le Mans i sjell fat Petruccit, në fitoren e parë

-Instant, F1, Sport



Nën shiun e Le Mans është Ducati i Danilo Petrucci që triumfoi në GP e Francës, etapa e nëntë e Botërorit të MotoGP. Suksesi i parë sezonal për pilotin nga Umbria që e mbylli garën përpara Alex Marquez e Pol Espargaro. Befasi për Dovizioso, i katërti në finish, ndërsa për Rossin është një tjetër ëeekend për tu harruar me “zeron” e tretë radhazi pas rrëzimit në fillim të garës. Quartararo, i nënti, arrin të mbajë kryesimin e Botërorit.

Francia duket se i sjell fat Danilo Petruccit që, për të tretin vit radhazi, ngjitet në podiumin e Le Mans. Pas vendit të dytë në 2018 e të tretit vitin e kaluar, për Petrux mbërriti momenti për të fituar shkallën më të lartë, duke udhëhequr garën nga kthesa e parë. Duke përfituar nga një nisje e keqe e liderit të renditjes Quartararo, që nën shi nuk arrij të japë maksimumin, piloti italian kishte ritmin e duhur për të diktuar garën në 26 xhiro. Në luftë me shokun e skuadrës Dovizioso, Petrucci nuk i dha asnjë mundësi ndjekësve duke e mbyllur GP e Francës si protagonist absolut.

Donte ti prishte festën Alex Rins, protagonist i një parakalimi spektakolar në gjysëm të garës, i aftë të qendronte në shinat e Petrucci, Dovizioso e Miller, por pastaj spanjolli e ekzagjeroi deri kur u rrëzua. Spanja megjithatë ka përse të festojë. Me Marc Marquez jashtë, për shkak dëmtimi, është Alex ai që ka mbajtur lart mbiemrin e familjes në MotoGp. Për “vogëlushin” e shtëpisë Honda është koha të shijojë podiumin mes të mëdhenjve për herën e parë, në përfundim të një gare të nisur nga vendi i 18° në start. Duartrokitje për Marquez që në mesin e garës, nga lufta e fortë para tij mes Rins, Pol Espargaro e Dovizioso, përfitoi duke rikuperuar e duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Petrucci.

Befasohet Andrea Dovizioso që pasi u kalua nga Marquez ka pësuar edhe parakalimin e Pol Espargaro e Oliveira, edhe pse në fund rikuperoi vendin e katërt, duke ngushtuar disi pikët që e ndajnë nga Quartararo. Për tu harruar e djela e Diablo që në GP e shtëpisë nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *