• |
ide | kryesore

Nadal i tregon Djokovic kush është ‘Mbreti i Francës’. Elozhe nga Federer: “Miku im, e ke merituar”

-Instant, Sport



Rafael Nadal fiton për herë të 13 në karrierë turneun prestigjoz të Roland Garros, duke mundur në një finale me sens unik numrin 1 të botës Novak Djokovic: 6-0, 6-2, 7-5 rezultati final, me spanjollin që shëtiti në dy setet e para, ndërsa në të tretin shtyu cdo tentativë të serbit për tu rikthyer në ndeshje. Me fitoren në dheun e kuq të Parisit Nadal arrin Roger Federer në kuotën 20 suksese në turnetë Slam.

Për Nadal është titulli i katërt radhazi në Paris, i 13 në total (rekord absolut i përmirësuar në Roland Garros). Kështu, një sukses shumë i rëndësishëm, që i lejon të arrijë në klasifikimin special një tjetër legjende të sportit, Roger Federer, nga i cili kanë mbërritur edhe elozhet pas triumfit të Nadal ndaj Djokovic: “Kam patur gjithnjë respekt maksimal për mikun tim Rafa, si njeri e si kampion – ka shkruar zvicerani në rrjetet sociale – Si rivali im më i madh për shumë vite besoj se e kemi nxitur njëri tjetrin të bëhemi lojtarë më të mirë. Është një nder i vërtetë për mua ta përgëzoj për fitoren e tij të 20 në Grand Slam”.

Federer ka theksuar pastaj vlerën historike të arritjes së Nadal: “Është cmenduri që e ka fituar Roland Garros për 13 herë, një nga rezultatet më të mëdha në historinë e sportit. Përgëzoj edhe stafin e tij, sepse askush nuk mund ta bëjë këtë gjë vetëm. Shpresoj që ky ’20’ të jetë vetëm një shkallë tjetër e vazhdimit të udhëtimit tonë. Të lumtë, Rafa. E ke merituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *