• |
ide | kryesore

Plagosja e shefit të policisë e babait të tij në Malësi të Madhe, policia jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia e Shkodrës dha detaje në lidhje me plagosjen sot të shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe të babait të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Burime zyrtare thanë se një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit Mentor dhe Xhelal Hasanaj si dhe bashkëshortja e policit, 28-vjeçarja Vjollca Hasanaj.

Çfarë thotë policia 
Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore
Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit



2 Comments

  1. Pista e pare e hetimit duhet te zhvillohet pse makina e policise bashkiake vihet ne dispozicion

    te familjareve . perse babai dhe bashkeshortja e policit gjendeshin ne makinen e policise. Sigurisht

    ky nuk eshte rasti i vetem, rasti i vetem do ishte sikur mos te perdorej si taksi familjare pasi kete

    e bejne me te gjitha makinat eshtetit duke i perdorur per pune personale.

    O c’them dhe une. Per pune e interesa personale keta nuk perdorin vetem makinen por edhe zyren edhe

    funksionin, edhe parate e buzhetin e shtetit ,madje edhe ligjet i bejne per interesat e tyre dhe kunder

    interesave te popullit.

  2. Eshte per te ardhur keq per atentatin por duhet gjykuar perse me makin te shtetit ore shtet ordiner, ne asnje zyrtar ose punonjes shteti nuk jep llogari per taksat e popullit keshtu do shkoje shteti i ketije gerdalle plak te Surrelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *