• |
ide | kryesore

Policia jep detaje nga plagosja në Shkodër e shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe të babait të tij

Arkiva



Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe të babait të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit Mentor dhe Xhelal Hasanaj si dhe bashkëshortja e policit, 28-vjeçarja Vjollca Hasanaj.

“Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore
Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *