• |
ide | kryesore

Robinho rasti i humbur për klubet shqiptare: ish-lojtari i Real, tek Santos për 230 euro në muaj

-Instant, Sport



Për herë të katërt në karrierën e tij, sulmuesi brazilian Robinho, 36 vjecar, do të kthehet tek Santos, klubi ku ka nisur karrierën përpara se të mbante veshur ngjyrat e Real Madrid, Milan apo Manchester City. Braziliani ka firmosur një kontratë për 5 muaj, për një pagë simbolike prej 1.500 real (230 euro), ashtu si ka lajmëruar në një komunikatë për shtyp Santos, klubi legjendar, ku ka luajtur të mëdhenjtë e futbollit brazilian si Pelè e Neymar.

“Ka qenë gjithnjë shtëpia ime. Objektivi im është të ndihmoj brenda e jashtë fushës e të bëj që Santos të kthehet sa më shpejt në majën e futbollit. Është një ndjesi e bukur të mund të kthehesh në klubin ku jam rritur. Kam ëndërruar gjithnjë të bëhem një lojtar i Santos e klubi e bëri të mundur”, ka deklaruar Binho.

Natyrisht, kthimi në shtëpi ishte dëshira e brazilianit, por kualiteti i jashtëzakonshëm, pavarësisht 36 viteve të tij, e bëjnë një blerje të goditur. E duke parë pagën e brazilianit, klubet shiqptare duhet të kenë menduar se kanë cuar dëm një rast ideal për ti dhënë prestigj e kualitet organikës së tyre…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *