• |
ide | kryesore

Suarez i bën të qartë Barcelonës vendimin e Lionel Messi: “Qendron vetëm me drejtues të tjerë”

-Instant, Sport



Lionel Messi u përpoq të largohej nga Barcellona pa ia arritur qëllimit, ndërsa Luis Suarez në fund kaloi tek Atletico Madrid. Dy amerikano-jugorët janë miq të mirë e pikërisht më këtë status uruguajani duket se i ka dhënë një sinjal paralajmërues ish-klubit të tij: “Mund të jetë mundësia që Leo të luajë në të ardhmen për një tjetër skuadër por, me një tjetër këshill drejtues, do të qendrojë tek Barça. Në rast të kundërt, do ta mbështes e do të jem gjithnjë krah tij”.

Duke folur për ESPN për javët në të cilat Pleshti insistonte që të shitej, Pistolero ka komentuar: “Duhet të kishin respektuar vendimin e tij. Për respekt të raportit që kam me Leon, nuk dua të flas për atë që kemi folur në ato kohë, por ka përjetuar një situatë të vështirë e të komplikuar. Donte të largohej e klubi nuk donte që ai të ikte”.

Në lidhje me motivin e shitjes së tij, Suarez ka thënë: “Të kishte qenë cështje ekonomike do të kisha gjetur një zgjidhje, të kishte qenë për motive sportive mund ta kisha kuptuar pikëpamjen e tyre. E ndërkohë mendoj se donin vetëm të më largonin nga Messi, ndoshta i ka bezdisur raporti im me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *