• |
ide | kryesore

U plagos me armë zjarri, nipi i Haradinajt tregon detaje rreth ngjarjes

Lajme, Të fundit

Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Pejë, pohon se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që e qëlloi me armë zjarri.


Ai rrëfen se e gjithë ngjarja nisi dje kur fillimisht zhvilloi një bisedë me të dyshuarin, në një mensë.


“Unë kam qenë pre e sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes”, ka treguar Ahmetxhekaj.

Ai ka dhënë versionin e tij se i dyshuari bashkë me babanë e tij e kërcënuan teksa ishte duke ngrënë.

“Unë isha në mensë duke ngrënë bukë, ka ardhë djali, u përshëndetëm, i thash hajde e pijmë ka një kafe edhe i diskutojmë disa gjëra….Nuk u ul e kanë një autoshkollë ma larg, erdhën më babin e tij edhe më kërcënuan…Ju thash a po më leni ta ha bukën, kur jam çu me hyp në kerr babai i i tij ma ka drejtu pistoletën”, tha Ahmetxhekaj për Gazetën Express.

Mustafë Ahmetxhekaj, nip i familjes Haradinaj nga Gllogjani, ishte pre e sulmit me armë zjarri dje në afërsi të Fakultetit të Biznesit në Pejë. Në drejtim të tij u shkrepën disa plumba. I plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia nuk ka arritur akoma ta kapë autorin e ngjarjes.

Gjatë bisedës me Gazetën Express, ai mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin, shumë më të ri në moshë.

“I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qenë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha”, shtoi ai më tej.

Sipas tij është absurde gjuajtja me armë zjarri pas shpinës dhe pohon se ndihet i pastër sa i përket sherrit me armë zjarri.

I pyetur se çfarë lidhje familjare ka me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ai tha: “Baba i Ramushit dhe nëna ime jam vëlla e motër”.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer sesi i dyshuari ndodhet akoma në arrati, teksa theksoi se ndihet mirë me shëndet.

Gazeta Express mëson se policia ka identifikuar të dyshuarin dhe rasti është nën hetime.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu