• |
ide | kryesore

Varhelyi futet në karantinë pas vizitës në Ballkan, një anëtar i stafit del me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Menjëherë pas vizitës në Ballkanin Perëndimor, (Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi) ku u takua me të gjithë drejtuesit e lartë politikë, eurokomisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi është karantinuar në banesë pasi një anëtar i stafit ka rezultuar me Covid.

Komisioneri e ka njoftuar vetë lajmin përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku shkruan se ka kryer tamponin dhe është në pritje të përgjigjes.

“Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!” – shkroi eurokomisioneri. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Si te zene ne kurth, e ka kapur fotoja. Sa here vijne kta te BE. Le qe ku pjerdh, ky koqja per BE!! Ky nga Kazakistani ka dale vete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *