• |
ide | kryesore

Video/ KO në tre raunde: Krasniqi, kampioni i ri i botës në IBO e WBA

-Instant, Sport, Video



Kampion bote. Robin Krasniqi bokson për Gjermaninë, por është shqiptar dhe nuk e ka fshehur kurrë. Në mbrëmjen e djeshme, Krasniqi bën arritjen historike, duke u bërë shqiptari i parë kampion bote në ring. I mjaftuan vetëm tre raunde atij, për të nxjerrë KO kampionin në fuqi gjermanin Dominic Bosel, për të rrëmbyer titullin kampion bote në kategorinë WBA në peshën e mesme.

U kuptua menjëherë supremacia e Krasniqit në ring, kur dominoi të dy raundet e para, me Bosel që më shumë mendonte të mbante larg sfidantin. Krasniqi goditi fort në tre raste, por goditjen fatale e dha në raundin e tretë, kur Bosel nuk arriti të ngrihej para numërimit të arbitrit.

Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA. Në karrierë, boksieri regjistron 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Bosel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *