• |
ide | kryesore

Xhaxhai i drejtorit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe: Nuk dimë kush e qëlloi

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”. Kështu thotë për abcnews.al, Nazmi Hasanaj xhaxhai drejtorit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj të cilit iu bë atentat mesditën e sotme në Shkodër. Ai mohon që nipi i tij të ketë konflikte për shkak të detyrës, apo jashtë saj.

“Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte” – tha ai.

Në momentin që iu atentati, Hasanaj ishte duke udhëtuar me makinën e punës.

“Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”.

Ai tregon më tej se lajmin e mori vesh nga shoferi i ambulancës.

“Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. Gjendja për mjekët është e stabilizuar, ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhatje, por përgjithësisht stabël është” – përfundoi ai.

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës te spitali i Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Gjendja e tij është stabël. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *