• |
ide | kryesore

A do të shpërndash parlamentin? Meta: Vazhdoni më provokoni dhe do ta shihni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta thotë se ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti”.


“Presidenti ka të drejtë në kushtet e një grushti shteti siç është Shqipëria sot sidomos pas cenimit të marrëveshjes së 5 qershorit e shumë akteve të tjera. Presidenti ka të drejtën e Zotit t’i kërkojë popullit të zbatojë dekretet e Presidentit kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.


Kaq po them. Më shumë do shikoni në të ardhmen nëse do ketë shaka të tilla. Ju vazhdoni provokoni popullin shqiptar, s’ka destabilitet më të madh se sa kjo që ndodh në Shqipëri” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.

Me tone të ashpra, Meta tha se Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë. Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama se sa një dorëheqje pasi ka shkretuar dhe shkatërruar vendin,” – tha Meta.

“Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta,” – shtoi Presidenti.

“Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij,” – tha kreu i shtetit.

Ai sërish e sfidoi Ramën për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët.

“Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë” – tha Meta. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Per popullin, me popullin, ne emer te popullit. E dhe xhaxhi ne emer te popullit fliste. Ca faji te ka populli o Like. Te ka bo boss. Though life

  2. Hmmm. Kush e percakton qe jemi ne gjendje puc shteti Meta? Keto lloj fjalesh jane shume here me te rrezikshme se ekzistenca e Rames ne pushtet. Mendoni per nje moment cfare po thote e cfare mendon se do te bej!! . Dmth ky shperben qeverine ashtu te mbushur me dallkauk e hajduta sic eshte, ata parlament fasade qe kemi ashtu sic e kemi, dhe shpall veten sundues te vendit me dekret nen pretekstin se po e shpeton nga Rama, mer ne dore shtetin si i gjithefuqishem dhe organizon nje zgjedhje fasade ku veten e nxjere si force te dyte se te pare se ha njeri dhe qeveris ne koalicjon o te heshtur ne parlament o koalicjon qeveritar, dhe ne ta shpallim hero te vendit se rrezoji Ramen me puc. Ka kohe qe sillet verdalle ketij skenari, prandaj dhe uleret se po shpeton kushtetuten e vendit etj ben karagjozlleqe puth flamuj e dysheme ne gjunje, hajduti e krye hajduti na eshte kthyer ne kushtetues republikan tani. Ne asnje menyre nuk duhet te lejojme qofte dhe ne mendimet tona te humbasim ate pak demokraci qe kemi, nje qeveri si ajo e Rames eshte njemij here me e mire se nje gjithpushtet i Metes.

  3. Ky karuci pijetar nuk ka e forcen prandaj ha mut kot,kercenon per hallin e vet
    Ama per popullin ,jo ky pinxho por askush nuk e can sumen.
    Do te beje sherr qe te quhet pale dhe keshtu siguron akoma fuqi.
    Nje popull si ky i yni e ka per nder nje Mete muti.

  4. Sa me shume bertet aq me shume i kercenuar ndihet. E kupton qe Rama dhe Basha ja kane bere pucin dhe e di shume mire se forca e tije politike (LSI) do humbasi shume ne keto zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu