• |
ide | kryesore

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Presidenti i Republikës ka rimarë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.

Madje, madje, ai e ka bërë këtë duke nënshkruar prkrah Ramiz Alisë, në një kohë kur efektet e ‘glazdnosit” të Gorbçovit ishin të njohura botërisht dhe kur regjimet komuniste në mbarë europën lindore po përjetonin gërhamat e fundit.

Thënë në këtë mënyrë, kjo fabul përdoret rëndom për të bërë një lidhje automatike mes kreut aktual të socialitëve dhe pjesës më kriminale të diktaturës komuniste, për të treguar se Shqipëria vijon të qeveriset nga “bijtë e etërve”, pra shkurt se Edi Rama duhet përmbysur edhe për shkak të geneve të tij.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe.

Ajo lidhet me fatin tragjik të një kundërshtari periferik të regjimit si Havzi Nela, i cili shkruante edhe vjersha.

Kalvari i Nelës është një nga krimet më makabre të periudhës komuniste. Një djalë i ri që tenton të arratiset, që jugosllavët e rikthejnë sërish pas telave me gjemba, që për këtë dënohet me 20 vite burg dhe që pasi e kryen këtë ndëshkim të rëndë rifiton një “liri” që nuk ka se ç’i duhet, i spiunuar dhe i braktisur edhe nga njerëzit e vet më të afërt, madje edhe nga ata, dashuria për të cilët i kishte dhënë forcën të mbijetonte në errësirën e Spaçit apo Qafë Barit.

Pas dënimit atë e internojnë prapë. E prej aty ai do të tentojë të rilargohet. Por, syri vigjilent i atyre që silleshin sipas parrullës së njohur: “i gjithë populli ushtar” e pikasi. Atë e gjejnë një shtëpinë e një të afërmi dhe aty, në gjendje të rënduar nervore, i dërmmuar fizikisht dhe i ezauruar psikologjikisht, ai qëllon, mbi Sahit Ibron, policin që kishte ardhur për ta marrë.

Pikërisht kjo plagosje u bë dhe shkak për dënimin e tij me vdekje. Pasi gjykata e lartë e konfirmoi këtë vendim dhe pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjestar i të cilit ishte edhe Kristaq Rama, nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës, Havzi Nela u var në stacionin e autobuzëve të Kuksit, në 10 gusht 1988.

Kjo pra është një nga historitë më rënqethëse të diktaturës shqiptare, që sillet e risillet në vëmendje, jo si klithmë reflektimi mbi të shkuarën tonë, por si një mjet i ulët i luftës politike.

Nëse do të pyesni sot këdo që informacionin nuk e merr në mënyrë më të thelluar, por nga lajmet dhe batutat politikës, ai do të thotë pa drojë se poetin disident Havzi Nela e ka vrarë babai i Edi Ramës.

Por faktet nuk thonë kështu.

Kristaq Rama nuk ka nënshkruar për vrasjen e një poeti që thurte vjersha kundër regjimit, ai ka firmosur, si një njeri krejt pa peshë dhe periferik në këto hulli, për mos faljen e një të dënuari që nga optika e regjimit, shihej me intranzigjencën barabare të atij që qëllon mbi një polic.

Kjo është e vërteta e kësaj historie. Ndërsa keqpërdorimi i saj përmban mbi vete dy mëkate të mëdha.

Së pari, ai fyen angazhimin e të gjithë atyre që zbardhjen reale të krimeve të komunizmit e kanë një mision solemn, që i detyron të mos luajnë me historinë sipas rethanave.

Së dyti ai promovon në politikën e sotme shpifjen si mjet për të arritur qëllimet. Nëse Edi Rama duhet patjetër të ketë ndonjë mëkat në këtë pikë, atij mund ti përmenden thirrjet e fillim viteve ‘90 për ti shpënë në litar ish komunistët. Por është e kotë që atë ta njollosësh me faje për sensibilitet ndaj regjimit të vjetër, apo  për lidhje gjaku të pëçudnuara si ajo me “dajë” Spiron.

Jo, Edi Rama nuk është një nostalgjik. Por kjo nuk e bën atë aspak më të mirë sesa mijra idiotë të dobishëm që ende ruajnë nostalgjinë për regjimin e vjetër. Me grykësinë për të grabitur, me lidhjet banditeske, me rrënimin që i ka bërë këtij vendi, ai ka kryer krime tejet më të mëdha se ato që duan ti mveshin të atit të tij të ndjerë.

Prandaj, kur duam ta luftojmë, le të përballemi me atë që ai është realisht dhe jo me identikitin e rëmë që i skicojmë sa herë nevojitet.

©Lapsi.al



41 Comments

    1. Dmth sipas Kanalistit Bushati, origjina nuk paska rendesi! Mbase e ka pak personale per veten, pasiqe ka te njejten origjine nga nomeklatura komuniste. Po pse, nese nuk do te ishte i biri i nje familje politike komuniste, me te angazhuar ne pozita drejtuese ne sistemin komunist, valle a do te ishte sportist i dalluar, dhe i angazhuar ne skuadra kryesore??!! Valle a do te merrte shkollen e larte per arte e mandej te emerohej pedagog???? Apo te rreshtohej ne te kunderten e sistemit, si te gjithe te rinjte e pakenaqur ndaj baballareve???? Apo do te kishte te tilla lehtesira per te udhetuar jashte vebdit e merrte viza neper ambasadat e huaja???? Apo ta karapultonin minister e kryetar bashkie??? E tani qe ka zene per gryke partine pasardhese te punes, pra te atyre kuadrove te rinj te Nexhmijes e Ramizit??? Te themi, nese do ishte nga nje familje koperativiste e Macukullit te Matit??? Ik ore mbushuni shushunja te pushtetit. Qe nuk keni punuar apo si thote populli as qe keni hedhur nje kazme ne kete vend. Por vetem mbetet neper poste e postiqe me tipet e baballateve komuniste. Spaska rendesi thote. Imoral!

      1. dhylo
        nëse do të merremi me origjinën!?
        nese do të vendosnim sipas origjinës!?
        atëherë dhe ti nuk duhej të kishe mësuar shkrim e këndim e nuk duhej të komentoje këtu!!vëndi tënd duhej të ishte tek stalla e derrave!!
        ky idiotllëku tënd funksiononte në mesjetë,ku mbretit ja kishte dhënë pushtetin zoti dhe të gjithë të tjerëve po ashtu zanatet dhe nivelet!!pra mbreti nuk mund të bëhej bari derrash dhe bariu i derrave nuk mund të bëhej mbret!!sot,gjithkush mud të bëhet gjithçka!!
        ja shikoje vetë!
        idioti tramp është president në SHBA,dështaku në pikturë është K/M në shqipëri!!

    2. Nje pergjigje o Tiranas kelysh koperative ata kater i vrau ai qe eshte sot ne pushtet ku e dinte ai para 21 janarit se do kete te vrare dhe se Saliu do hece mbi kufoma. dhe e dyta
      spartak Ngjeluci haptas deklaroi se pak jan tre se ai me Ram drogen ishin te pregatitur edhe per 13000 per jariken e pedofilig qe tash shrat vjet e shkateroi Shqiperine

      1. t
        për ti vrarë i vrau qëni i viçidollit,për këtë nuk ka asnjë dyshim,por që ky ndyrësira ja çoi në grykë të pushkës!?
        dhe për këtë kanë rënë dhe dyshimet më të vogla!!

    3. Nje pergjigje o Tiranas kelysh koperative ata kater i vrau ai qe eshte sot ne pushtet ku e dinte ai para 21 janarit se do kete te vrare dhe se Saliu do hece mbi kufoma. dhe e dyta
      spartak Ngjeluci haptas deklaroi se pak jan tre se ai me Ram drogen ishin te pregatitur edhe per 13000 per kariken e shkateruesit te Shqiperise

    4. tirons edhe ti si bushati e rama qelbesira konuniste.ishte bushati aty kur havzi nela qelloi policin.po pse deshi havziu te largohej,nga se shqiperia e perverzit rama e mini perverzit bushatit ishte kopsht me lule.sa turp dhe ky e quan vehten analist.

      1. ari
        si e thotë dhe bushati,këtu manipulohet me ngjarjen!!
        është normale që këtu tek ne tregohet ngajrja gjithnjë si na do bytha dhe jo si ka ndodhur!!
        në radhë të parë nela nuk është dënuar për poezitë e tij!
        në radhë të dytë,jo njëlloj por pak a shumë gjithë shqiptarët kanë qënë në pozicionin e nelës,POR kjo nuk të jepte të drejtën të shtije mbi dikë!!
        e në radhë të tretë,sot indinjohemi se përse vritet polici si qen rrugësh dhe krimineli nuk bën një dit burg!indinjohemi përse shteti nuk vepron kur goditet.
        sepse shteti nuk e rruan as për vete e jo për ne të tjerët!sot shteti është këtyer dhe në armik të vetvetes!!edhe një shtet si amerika të dënon me vdekje kur e godet si shtet,kur i vret policin!
        çfardo qofshin arsyet që të kanë shtyrë për ta vrarë!!
        sipas teje i vjen që seicili nga ne mund të vrasë këdo mjafton të ketë arsyet e nevojshme??

  1. MEKATI ME I MADHE I KRISTAQ RAMES ESHTE SE JA BERI NJE VELLA ME SHUME EDIT DHE OLSI RAMES-SIPAS PUBLIKIMEVE PUBLIKE TE MJEROS SE MJERUAR YMER GELBAZA KELLIRA thotë:

    SHUME E DREJT ZOTI ANDI,QKA KA BERE KRISTAQ RAMA NE TE KALUEREN E TIJ NUK ESHTE PROBLEM I EDI RAMES ,EDI RAMA I KA MEKATET E TIJA SA TE DUASH

  2. Varja e Neles nuk eshte asgje me ate qe po I ben ketij populli.
    Sa veta kane vrare veten keto 7 vjet, keni nje shifer ju gazetar, me siguri mbi 400, sa vete kane lene familjet per kurbet, sa veta jane vrare ne luften e droges, prandaj krimit e ketyre 7 vjeteve ja kalojne cdo shifre tjeter.

  3. Shkrimi me i dobet dhe hileqar qe ka bere Bushati. Ndoshta sepse ka bere nje paralelizem te tij

    me Edi Ramen si nipce te Anetareve te Byrose Politike . Askush nuk thote qe Andi Bushati apo

    Edi Rama te denohen per kryerjen e krimeve nga dajallaret e tyre apo te Edi Rames per krimin e

    kryer edhe nga babai i tij qe firmosi varjen e poetit dy vjet para shembjes se komunizmit .

    Ne shkrimin e mesiperm Bushati e pershkruan Kristaq Ramen si ” njeri krejt pa peshe dhe periferik

    ne kete hulli” qe ashtu kot pa u menduar gjate vuri firmen per varjen e nje poeti. E para nuk ishte

    nje njeri krejt pa peshe dhe periferik sepse ai jo vetem qe ishte dhenderrr i anetarit famekeq te

    Byrose Politike por ishte anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Nuk ishin me mijera anetar te

    Presidiumit por edhe sikur me mijera te ishin edhe sikur te gjithe te firmosnin, te gjithe do te ishin

    kriminele sepse do ishin pjesemarres ne vrasje. Natyrisht qe bijte e tyre nuk jane fajtore,por bijte

    e tyre nuk duhet te jene ne pozita vendim-marrese per fatet e njerezve sepse ata i therret

    ” kushtrimi i te pareve ” per te shtypur e eleminuar me cdo mjet ata qe u behen pengese ne

    rrugen e pasurimit e te pushtetit. Shpirti i tyre eshte i zbrazur plotesisht nga cdo humanizem

    dhe solidaritet me te singjashmet e vet qe quhen njerez, por per keta nuk jane te tille por

    vetem votues dhe dhurues taksassh per ti perdorur si tu kete qejfi.

    Prandaj Bushat megjithese ne pergjithesi je objektiv dhe ke bere opozite me shume se gjysma

    e PD-se, kete radhe ke qene aspak objektiv.

    1. Kristaqi firmosi ashtu si 15 anetaret e tjere te Presidiumit te Kuvendit. Vendimin per denim me vdekje te Havziut e kishte mare gjykata e rrethit dhe Gjykata e Larte, si dhe prokuroret perkates.
      Ky vendim i jepej si formalitet presidiumit te kuvendit.
      Kush guxonte te mos firmoste po ta vinin perpara.
      Dhe Havziu eshte denuar per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje.
      Ai ishte larguar nga vendi i internimit dhe polici i shkrete shkoi per ta shoqeruar per ne vendin e internimit.
      Edhe vet Havziu e pranon ne gjyq.- Une po vishja corapet dhe polici me thote, he shpejt. Me tha disa here, shpejto se shkoi vone. Une atehere nxora pistoleten dhe qellova mbi policin Ibro, i cili u plagos. Dhe doja te vrisja vete. Por pistoleta nuk shkrepi.
      Pra per kete gje u denua Havziu. Per kete veper penale denohej me vdekje cdo njeri tjeter. Ai regjim kishte ligje te rrepta. Dhe ishte ky ligj qe zhduku gjakmarrjen.
      Dhe kur ja kan vene vendimin para Kristsqit, ne ate vendim behej fjale per nje vrases qe kishte plagosur nje polic, nje njeri te pushtetit popullor.
      Cmendoni ju se do te benin 15 anetaret e kuvendit popullor midis te cileve dhe Kristaqi?
      Kristaqi veprat e tij i ka lene dhe para tyre populli shqiptar do te perkulet ne shekuj.
      Para tyre perkulet dy apo tre here ne vit, Sali Berisha, Ilir Meta, Lul Basha dhe vet Edi Rama.
      Dhe do te perulen te gjithe ata qe do te vijne pas tyre dhe te cilet te gjithe do te harrohen, por Kristaq Rame e ka perjetesuar emrin e tij ne keto vepra dhe do te kujtohet me dhjetra e qindra vjet.

    2. a e kupton o loqe qe nela eshte denuar se ka plagos policin e jo per vjersha. per vjersha 10 vjet denoheshe neni 55 agjitacion e propagande kunder partise. per vrasje te mbetur ne tentative per shkak te detyres te varnin ne litar sic bene me havziun dhe me gjithe havzinjte e tjere pjelle e te cileve je dhe ti

  4. @ X- Sali Shpellari ka vrare mijra o koqe kanari dhe kerkon te vrase dhe ca mijra te tjere po ska me pushtet per PeDet

  5. ORE YMER GELBAZA KELLIRA E AKUZOJ EDI RAMEN PER INCEST NE FAMILJE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA OSE CARLO BOLJA MOS SHKRUANI KETU

  6. YMER GELBAZA KELLIRA INFO:OR EDI RAMA E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN PER INCEST NE FAMILJE ,POR NUK PO TREGON SE GREGU ESHTE VELLA I TIJ APO DJALI I KRISTAQ RAMES?! thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA OSE CARLO BOLJA MOS SHKRUANI KETU

  7. Nuk mund te thuhet qe nuk eshte nostalgjik per sistemin e kaluar, mjafton fakti qe ai propozoi G. Rucin kryetar parlamenti. Nuk ka pse pergjigjet per gabimet e te atit por per funksionin qe ka duhet te kerkonte falje edhe formalisht per gabimet e bera ne ate sistem ku I ATI ishte deputet. Ai vete e ka thene qe I ATI ishte ne anen e drejte. Te Mos flasim per ligjin e lustracionit etj. etj. qe nuk ka luajtur as gishti e vogel.

    1. ska pse kerkon falje per nje pushteti qe e votonte populli per te tille. ai thoshte jam diktatura e proletariatit ju e votonit pike

  8. Pushtetin ta jep populli o super shpellar, sepse ajo nofka shpellar eshte per ata qe s kan horizont ose nivel dhe i gjori ti edhe ate shprehje e ke mesuar per mendesh??

    1. Çdo rregjim qe te mbahet ne pushtet ka nevoje per ZAGARE , Kristaqi ishte nje prej tyre.
      Edhe ti Gazi je nje i tille Zagare dhe bythelepires.

  9. YMER GELBAZA NJE ZAGAR i FRUSTRUAR SEXUAL,U PLAK ZAGARI DUKE E GJURMUAR ARMINA MEVLANIN NE FACEBOOK thotë:

    ORE A KA FEMER NE PLANET QE JA JAP YMER GELBAZA KELLIRES ME KETE SURRAT TE SHEMTUAR,PLUS DUKE E LEPIR NE BYTH SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN TANI 25 VJET TE QELBE QKA NXJERR NGA GOJA

  10. Ka firmosur apo jo, me dashje apo pa dashje Kristaqi, nuk perben asnje problem.
    Problemi i vertete eshte se bijte e bastardet e Bolshevikeve te ’89-es jane ne krye te Shqiperise se gjore sot ne 2020-n!

  11. ZOTI ANDI JU LUTEM ,MOS I KURSENI ZAGARIN E EDI RAMES DHE ORGANIZATES thotë:

    PO TE JETE NE STUDIO ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU,ELISA SPIROPALI NUK DO TE JETE AS NE TIRANE SE JO NE NJE STUDIO ME GAZETAR ME TE NJOHUR DHE RACIONAL NE TROJET SHQIPTARE,ZOTI BUSHATI JU LUTEM VETEM EDHE BATON HAXHIU TE KA MBETUR PA E TURPERUAR SI NJE ZAGAR DHE BYTHLEPIRES I EDI QE ESHTE ,JU LUTEM MOS E KURSENI ZAGARIN ,. NJE GJE ESHTE E MIRE SE MERO GELBAZA RRI NE SHTEPI NUK E FTON ASKUSH NE STUDIO ,SE MJEROS DUKE E LEPIR NE BY SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN DO TE RREZOJ ANALISTET NGA ERE QELBUR QE NXJERR NGA GOJA,ERE BYTHE

  12. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

    E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

    Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Ketij rames i ka vrare babai,kurse salihu meta lulzimja kane vrare vete nuk mund te kete paralelizem ketu o shpellkare te salihut,e ka fajin bushati sot per ju maloker cecene,salihu ka mbi shpatulla remziu,azemi,olldashi,tropojanet,26 gerdec,4 ne bulevard etj

  13. “A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit” ? – pyet Bushati
    Së pari pyetja nuk është formuluar saktë, pasi duhej thënë se a duhet të përgjigjet Rama…. e së dyti nuk ka sepse të relativizohet fjala “krimet” duke e futur në thojza.
    Më poshtë Bushati pohon se skulptori Kristaq Rama firmosi dënimin me varje të poetit disident Havzi Nela.
    Që ky ishte një ndër krimet monstruoze të diktaturës enveriste që u bë në vitet e fundit të atij sistemi, ky është një fakt i padiskutueshëm.
    Padyshim që biri i tij Edvini, nuk mund të akuzohet për ate krim, por nëse ai deklaron se “unë jam krenar për babain tim” e mandej nga “antikomunist ekstremist”, bëhet shef i ish PPSH , tashmë me emrin PS, në mendësinë e tij është vazhdimi i krimit.
    Nuk ka sepse të bëjmë rolin e gomarit që duke u shqyer nga ujku, të thotë se mos jam në ëndër.
    Në gjykimin tim, derisa shqiptarët aspirojnë për një demokraci pluraliste të modelit euro perëndimor, duhet të pranojnë edhe mendimin ndryshe të së majtës, përndrshe nuk mund të kishte pluralizëm demokratik, bazuar në diversitetin e mendimit.
    A është partia socialiste shqiptare sot, një parti e majtë e moderuar e profilit perëndimor ?
    Bushati mendon se socialistët e sotëm nuk duhen gjykuar nga prejardhja biollogjike e për këtë ka të drejtë, sepse po të ishte kështu, ngaqë Shqipëria diktatoriale enveriste quhej “Republika popullore socialiste e Shqipërisë”, edhe nocioni “socializëm” duhej zhdukur nga fjalori.
    Pra po e përjashtojmë origjinën “biollogjike” por ama nuk ka sespe të injorojmë origjinën ideollogjike komuniste.
    Partia socialiste shqiptare, nuk erdhi as nga Britania e as nga Franca, por ishte një vazhdimësi e ish PPSH, monopartisë që ushtroi me dorë të hekurt për disa dekada një regjim diktatorial kriminal.
    Sigurisht që PS nuk ndroi vetëm emrin nga PPSH, por duke hequr tërësisht modelin diktatorial të luftës së klasave e diktaturën e proletariatit e duke u bërë pjesë e një gare të lirë pluraliste.u bë pjesë e së majtës europerëndimore.
    Por a ka akoma edhe sot në partinë socialiste shqiptare politikanë që i kanë shërbyer me zell diktaturës enveriste ?
    Pa shkuar më thellë, paradoksalisht kuvendin “pluralist” e drejton një ish spiun i sigurimit (sipas dokumentave të zbuluara kohët e fundit) që më vonë u bë sekretar i parë i PPSH për Tepelenën, mandej antar i KQ të PPSH e së fundi ministër i mbrendshëm i sistemit diktatorial.
    Këtë funksion të lartë shtetëror në sistemin demokratik, ai nuk e pati në qeverisjen socialiste të Nanos apo Metës, po pikërisht gjatë “tepsisë” së pushtetit absolut të Ramës, që nuk paska sepse të gjykohet për “krimet e të atit”

  14. Nuk i heq asnje presje komentit i paemer 11:45.
    Vertet bijte nuk duhet te paguajne fajet e eterve, por memoria historike nuk mund te relativizohet duke u fshehur pas kesaj. Asnje nga keta xhelate nuk ka kerkuar falje nje here te verme.
    Edi Rama eshte personazhi (nuk mund ta quaj politikan, se nuk ka te tille stature) me inkoherent, amoral dhe pa shtylle kurrizore qe mund te kete udhehequr ndonjehere kete vend. Ideologjia e tij eshte vetem pushteti dhe pasurimi i shpejte. Per kete duhet denuar dhe per gjendjen e mjeruar dhe gati pa shprese, ku e ka cuar kete vend, per percudnimin dhe percarjen e shoqerise shqiptare…

  15. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.O shpellkari i ores 12:22 kur broni salihun ju cecen e tjere masturbohen me foton seksi te salihu dhe lulzimes o loqja e majte e salihut ky ka vrare burgosur perdhunuar djegur shkatarruar tradhtuar si serb qe eshte ti flet per baballaret

    1. Meqë në matematikë qenke më i fortë se Basha që bën “gafa”, po të pyes.
      Si ka mundësi që një autostradë malore me dy tunele paralele të gjata 5 kilometra, e ka koston e ndërtimit për një kilometër 13 milion euro, e zgjerimi i Unazës së Tiranës në një kilometër kushton 20 milion euro ?

  16. Ore, po ben vaki dhe Edi nuk e dinte fare se c’bente Kristaqi ke puna.

    Sala ishte kryeminsiter, me SHIK e polici ne sherbim te tij dhe megjithaate nuk e njifte fare baxhanakun qe beri kerdine ne Gerdec. Gjera qe ndodhin,,, mos u cudisni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *