• |
ide | kryesore

Artan Hoxha nxjerr VIDEON/ Shikoni magazinën ku po thahet kanabisi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” disa imazhe të regjistruara në zona të ndryshme të vendit, ku shihen parcela të tëra të mbjella me kanabis. Ai tha se këtë vit çmimi i kanabisit ka arritur deri në 1300 euro kilogrami.

Ai tha se personat që e kultivojnë nuk janë banorë të zonave, por grupe nga Tirana, Fushë Krujë, Kukësi, Mamurrasi apo zona të tjera. Gazetari tha se njëra prej videove, në të cilën shihet procesi i tharjes së kanabisit është regjistruar në zonën e Skraparit.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu janë ushqime të blera tek Conad. Conadi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar nuk janë banorë të zonës, por janë grupe nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë Kruja, nga Mamurrasi” – tha Hoxha që solli edhe disa foto ku shihen se si në këtë proces përdoren edhe panelet diellore. /Opinion.al



3 Comments

  1. me kete diference lekesh per kile ishin dashur rritur dhe rrogat; pasi esh pjes e rendesishme e ekonomis…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *