• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Bindja Demokratike do kandidojë me listë të hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi 
Në një takim të zgjeruar të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi, Bindja Demokratike vendosi sot të nisë rrugëtimin final drejt zgjedhjeve të 25 prillit, duke e konsideruar fushatë elektorale të gjithë kohën e mbetur deri atë ditë, përmes takimeve të drejtpërdrejta me zgjedhësit dhe aktiviteteve të tjera politike. Ne e cilësojmë antidemokratik dhe antikushtetues Kodin Elektoral të miratuar në mënyrë të njëanshme në parlament dhe si një goditje të qartë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë kjo situatë ka ardhur si produkt i politikës së vjetër të dy blloqeve PS dhe PD, ku përgjegjësia më e madhe i takon “Rilindjes” së Edi Ramës, e cila më 30 korrik votoi për hapjen e listave, ndërsa disa muaj më vonë për mbylljen de facto të tyre.
Bindja Demokratike vlerëson se Shqipëria nuk ka të ardhme me asnjërën nga dy partitë e mëdha, të cilat, jo vetëm kanë shkaktuar gjendjen e rëndë, por edhe kanë dhënë të gjitha provat se ka ardhur dita të ndëshkohen për atë që kanë shkaktuar. Vendi ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai nuk mund të vijë me stanjacionin e Edi Ramës, por as me rotacionin e Lulzim Bashës, si dy alternativa të diskretituara. Në këto kushte ne përjashtojmë çdo mundësi bashkëpunimi parazgjedhor me përgjegjësit kryesorë të krizës, duke i konsideruar ata kundërshtarë politikë të kësaj fushate.
Ndërkohë, jemi të hapur të bëjmë aleanca apo koalicion me çdo forcë politike të re ose të pakompromentuar, që mbështet apo përqafon kauzën tonë për rrëzimin e kryetarokracisë, si të vetmen mënyrë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.mNë funksion të këtij synimi strategjik ne ftojmë çdo parti, lëvizje, organizatë të shoqërisë civile, grupim shoqëror apo personalitet publik të bëhemi bashkë në një front të vetëm kundër politikës së vjetër, që synon të mbajë peng ende Shqipërinë edhe pas dekadash me dështime dhe skandale.
Me gjithë pabarazinë dhe kushtet diskriminuese, me të cilat po shkohet drejt 25 prillit, Bindja Demokratike është e vendosur të arrijë një rezultat përcaktues në këto zgjedhje. Besimi ynë në sukses mbështetet tek vizioni i duhur politik, që shkon në krah të interesit publik, tek përzgjedhja e ekipit më të mirë për ta përfaqësuar atë në terren, si dhe nga forca e shqiptarëve të zemëruar me aktorët e konsumuar.
Duke u zotuar se do të kemi kandidatët më të mirë dhe më seriozë si ofertën tonë për qytetarët shqiptarë në çdo qark të vendit, ne kemi vendosur që secili prej tyre t’i nënshtrohet rregullave të listës realisht të hapur në garën brenda nesh, si një përgjigje ndaj Kodit Zgjedhor të Edi Ramës.
Në këtë kontekst, pranimi paraprakisht i vendimit që mandatet tona do t’i marrin vetëm ata, të cilët kanë marrë më shumë vota se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë, është kusht i panegociueshëm për këdo që do të kandidojë me siglën e Bindjes Demokratike. Duke filluar nga koordinatori e deri tek kandidati më i fundit në radhë, të gjithë do të jemi të barabartë në garë dhe përfaqësimin tonë në parlament do ta vendosin vetëm qytetarët.
Për realizimin e këtij qëllimi do të përgatisim edhe aktet përkatëse, të cilat të mos kenë vetëm vlerë politike, por edhe juridike.
Bindja Demokratike nuk e ka vetëm kauzë për të ardhmen listën e hapur, por do ta shndërrojë atë në një praktikë reale që në këto zgjedhje, duke e kapërcyer me sukses vështirësinë e krijuar me qëllim nga Kodi Zgjedhor i Edi Ramës, i cili bën sikur i hap, por në fakt i mban mbyllur listat. Që do të thotë se tek ne fiton ai, që merr një votë më shumë, ndërsa të tjerët le të bëjnë çfarë të duan me përfaqësimin e tyre, duke u kacavjerrur apo servilosur pas listave të mbyllura të kryetarëve të përjetshëm. Mbledhja vendosi që brenda muajit të ardhshëm të përgatitet dhe të publikohet programi minimal për qeverisjen e ndryshimit si dhe tezat kryesore të fushatës, që do të përbëjnë edhe bazës e arsyeve se përse qytetarët shqiptarë duhet të votojnë alternativën tonë më 25 prill.



13 Comments

  1. BRAVO . JE 1 . SINQERISHT DO TE VOTOJ NESE DEL ME LIST TE HAPUR.
    TA KUPTOJJNE KURVAT E POLITIKES SE ÇFARE HUMBEN ME MANVORAT MESKINE QE BENE .
    KESHILLOJ TE GJITHE ATA QE JANE TE ZHGENJYER TE VOTOJNE PARTITE QE DALIN ME LISTA TE HAPURA .

  2. Po e bere do kesh perparesi . Per mua eshte nje hap para . mendoj se te gjite duhet te veprojne ne kete menyre .

  3. Lulzim Basha ka vërtetuar edhe ditën e sotme se nuk ka lidhje me matematikën. Në një dalje për mediat, ndër të tjerash Basha teksa bënte politikë me shifrat u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

    Vetëm Lulzim Basha mund të na tregojë se si 6 mund të hyje tek 4. Por opinioni publik tashmë është mësuar me matematikën dhe shifrat e tij

    1. Të bësh lapsuse në shkrime e në të folur, është një gjë që kushdo e kalon lehtësisht me një buëqeshje, por që veç lapsuese të shumta, Rama në çdo fjalim lëshon me dhjetra gënjeshtra të trasha të qëllimëshme e gënjeshtra dënohet edhe me ligj

  4. Kjo parti krijese e fantazise se zyrave te PS-se per te peshkuar ndonje vote opozitare nuk

    ka as 140 vota jo me 14o kandidate per deputete

  5. E vure gruan e pare per deputete apo jo?ik ore degjenerat ?vegel e ati palles se gjate, je komplet i degjeneruar si ne familje dhe ne parti?

  6. Shko bashkoju me partine e -Topes dhe te Taku Ngjeles-qe te marresh leshte e Curit o -PATOCI,-jo me te hapura ti besh ti por edhe yjet e politkes te botes nuk fiton as nje vote me -llapaqen lleket -qe ke grire ti .Ne te votovte ndonje debil -Mavi- nga qe ju ke sherbyer me zell.

    1. PO O STALIN PO, ATY MAHU . MILETIT I KA SHKU NE MAJE TE HUNDES . NUK DUN ME I PA ME SY PARTITE E MEDHAJA . DO TA SHIKOSH ÇUDINE KETE RADHE . AS 30% TE TOTALIT OSE 60 TE VOTUESVE QE KANE VOTU NUK KE NE ZGJEDHJE . DHE ATA QE DO SHKOJNE DO VOTOJNE DUKE SHARE TEK FLETA.ÇA TE VOTOSH O STALIN DJALI ? NJRERA ME KURVE SE TJETRA . I PE VOTIMET BRENDA NESH ? EDHE PSE U MANIPUALUAN PRAP TREGUAN SE SHUMICA , EDHE PSE BRENDA LLOJIT , NUK E DO ME KASTEN E VJETER . STALIN KANE NDRYSHUAR NJERESIT . UROJ TE JESH MIRE , POR SIPAS ERES MUT DO VENE PUNET

  7. Mesa dij, publikisht në këtë “bindjen demokratike” të Astritit, ka vetëm dy persona që njihen, Ai vetë e një farë Topollaj.
    Të tjerët janë mesa duket në lista të mbyllura se nuk i njeh kush, as KQZ që e aprovoi si parti.
    A mos do tja hapin njeri tjetrit listën këta dy liderë ?
    Je pak si i vonuar o Patoz !
    PD të cilës kërkon ti bësh karshillëk, pothuajse e ka përfunduar proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve me lista të hapura, e ku kanë votuar dhjetra mijë antarë të saj.
    Kurse ti zor se do të kapësh një përqindëshin me të cilin të erdhi në ndihmë miku tënd Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *