• |
ide | kryesore

Basha: Rama nuk e di planin tonë sepse ai prej vitesh nuk i dëgjon njerëzit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot se kriza sa vjen e thellohet.

Ai ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19. Basha tha se nuk ndihet i çuditur që kryeministri nuk ka dëgjuar gjë për të.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit.
Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës.
Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. Në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës. nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit. Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”, deklaroi Basha.



2 Comments

  1. Një gjë të mirë e bëri Ilir Meta. E detyroi Berishën të lavdërojë Vojo Kushin, Vasil Laçin e Avni Rustemin. Tani si hyn më në punë e djathta, apo e majta. Tani i hyn në punë vetëm Ilir Meta. Në dorë të tij ka mbetur”

  2. Kur shoh Bashen te shpalose planin me 5 pika te opozites qe sipas tij duhet ta zbatoje Qeveria

    metode kjo e papare ne historine e pluralizmit ne bote, me kujtohet nje shprehje shkodrane

    “a je i marre a ben vete “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *