• |
ide | kryesore

BE kërcënon me sanksione presidentin e Bjellorusisë nëse ai nuk negocion me opozitën

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Europian ka paralajmëruar sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nëse nuk fillon një dialog me opozitën dhe nuk pushon së përdoruri dhunën ndaj protestuesve.

“BE i bën thirrje autoriteteve bjelloruse të kërkojnë një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës përmes një dialogu më të gjerë kombëtar dhe mbështet planin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë për të ndërmjetësuar dialogun,” tha Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit pas një takimi sot në Luksemburg.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e BE-së vendosën sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë, të cilët BE i konsideron përgjegjës për dhunën kundër protestuesve paqësorë, opozitës dhe gazetarëve. Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko fitoi zgjedhjet më 9 gusht bindshëm dhe fitoi mandatin e gjashtë, por opozita beson se zgjedhjet u vodhën. Ministrat e BE-së përsëritën se zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk ishin as të lira as të drejta, dhe se Lukashenko, një aleat i Vladimir Putinit rus nuk ka asnjë legjitimitet demokratik dhe ata mbështetën thirrjet për përsëritjen e atyre zgjedhjeve.



1 Comment

  1. Lulzim Basha ka vërtetuar edhe ditën e sotme se nuk ka lidhje me matematikën. Në një dalje për mediat, ndër të tjerash Basha teksa bënte politikë me shifrat u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

    Vetëm Lulzim Basha mund të na tregojë se si 6 mund të hyje tek 4. Por opinioni publik tashmë është mësuar me matematikën dhe shifrat e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *