• |
ide | kryesore

Caktohet masa e sigurisë për iranianin që u kap duke përgjuar në Tiranë

Arkiva



Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bijon Poolandrag, iranianin 45-vjeçar që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë. Ai akuzohet se ka hapur një llogari “telegram” duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj.

Përmes aplikacionit iraniani ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për “përgjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *